Meta i ashpër me OPOZITËN: Ikja nga Parlamenti, e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Populli shqiptar sot ka dalë JASHTË LOJE

Publikuar tek: politike, më 18:12 11-09-2019 Meta i ashpër me OPOZITËN: Ikja nga Parlamenti, e papranueshme dhe e papërgjegjshme. Populli shqiptar sot ka dalë JASHTË LOJE Presidenti Ilir Meta

“E papërgjegjshme dhe e papranueshme”, kështu e quan presidenti Ilir Meta vendimin e opozitës për të djegur mandatet e deputetit.

Meta tha se vendi është në një krizë të thellë përfaqësimi, dhe se populli shqiptar ka dalë sot plotësisht jashtë loje, kjo pasi nuk i jepet mundësia të zgjedhë përfaqësuesit e tij në Parlament, Bashki apo qoftë edhe Presidencë.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Nuk janë thjeshtë 60 deputetë të opozitës që kanë ikur nga parlamenti, natyrisht në mënyrë të papranueshme dhe të papërgjegjshme, por janë 182 deputetë dhe kandidatë për deputetë që kanë refuzuar nga listat e opozitës për të qenë pjesë e Kuvendit. Dhe megjithëse kanë shteruar listat, Kuvendi 18 nuk i ka dhe nuk ka ku ti gjejë. A nuk është kjo krizë përfaqësimi? Të gjithë flasin këtu për popullin shqiptar, por askush nuk bën përpjekje që populli shqiptar të thotë mendimin e vetë, se kush do ta përfaqësojë, për Bashki, për deputet, pse jo edhe për president. Unë e kam thënë, “se do populli”, le të zgjedhin një më të mirë, unë nuk e kam problem.

Është një situatë e rëndë se populli shqiptar ka dalë jashtë loje plotësisht. Që nga 21 prilli i vitit 2008, ndaj unë edhe zoti Gramoz kishim nostalgji për ato grupet e ’92-’96. Takimi ishte normal, takim pas pushimesh mund të quhet.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0069260597229004
array(1) { ["section"]=> string(129) "meta-i-ashper-me-opoziten-ikja-nga-parlamenti-e-papranueshme-dhe-e-papergjegjshme-populli-shqiptar-sot-ka-dale-jashte-loje-178105" }