Meta i dha autorizimin, reagon Bushati: S’do humbim kohë, Shqipëria synon marrëveshje të re

Publikuar tek: barometri, më 09:38 21-03-2018 Meta i dha autorizimin, reagon Bushati: S’do humbim kohë, Shqipëria synon marrëveshje të re

Presidenti Ilir Meta ditën e djeshme i dha autorizimin e kërkuar ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati për negociatat e detit me Greqinë. Sakaq, vjen reagimi i vetë Bushatit i cili thotë se nuk do humbet më shumë kohë për marrëveshjen e re me shtetin fqinj.

“Presidenti ka dhënë autorizimin që më jep mundësinë si ministër të lëshoj plotfuqishmërinë për fillimin e negociatave me Greqinë për një marrëveshje të re të zonave detare. Pa humbur kohë ne do procedojmë me plotfuqishmërinë dhe shpresojmë që për pak ditë të bëjmë edhe raundin e parë të diskutimeve teknike me palën greke bazuar mbi një proces pune voluminoze gjatë 4 viteve. Jemi të vendosur drejt një marrëveshje sa më të drejtë sa më të ndershme për mos përsëritur gabimet e 2009-ës. Do shkojmë drejt një marrëveshje, më e mirë nuk diskutohet, se ajo e 2009-ës. Në fund të ditës të jetë një marrëveshje e zbatueshme për të dyja palët që duhet të dalin nga ky proces me një ndjesi se ishte e drejtë”, tha Bushati.

I pyetur se sa do zgjasin këto negociata, Bushati tha:

“Në planin teknik këto negociata po fillojnë, Shqipëria po shkon drejt një marrëveshjeje të re. Kohëzgjatja e negociatave ka një rëndësi të dorës së dytë, i dorës së parë është produkti i këtyre negociatave”.

Ministri i Jashtëm theksoi se ka marrë edhe ndihmën e ekspertizës së huaj dhe konsultimin e Gjykatës Kushtetuese për këto negociata. "Dihet ku janë defektet e ku do përmirësojmë", u shpreh me tone bindëse Bushati.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023344039916992
array(1) { ["section"]=> string(95) "meta-i-dha-autorizimin-reagon-bushati-s-do-humbim-kohe-shqiperia-synon-marreveshje-te-re-113976" }