Meta i hapur të dialogojë: Koha të mos mbetemi edhe në vjeshtë, 19 tetori do jetë shumë vonë

Publikuar tek: politike, më 10:46 17-07-2019 Meta i hapur të dialogojë: Koha të mos mbetemi edhe në vjeshtë, 19 tetori do jetë shumë vonë

Presidenti Ilir Meta ka ftuar sërish në dialog palët politike këtë mëngjes të së mërkurës.

Në një postim në Facebook, Meta deklaron se është koha të mos mbetemi edhe në vjeshtë, por të hapen negociatat me BE-në.

Presidenti kërkon dialog mes mazhorancës dhe opozitës, në mënyrë që të zgjidhet kriza politike dhe ngërçi politik të mos ndikojë në vendimin e Këshillit Europian.

'Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor', shkruan kreu i Shtetit.

Meta thekson se tani është koha për dialog, pasi pretendon se 19 tetori do të jetë shumë vonë.

Reagimi i plotë:

KOHA QË TË MOS MBETEMI EDHE NË VJESHTË!

Të dashur qytetarë,
30 qershori iku si një datë e përbashkët vetëm kalendarike. Përpara kemi një datë tepër të rëndësishme, për ne dhe të ardhmen e vendit tonë, 17-18 tetor 2019, kur Këshilli i Bashkimit Europian?? do të marrë një vendim për çeljen ose jo të negociatave me Shqipërinë??.
Ndaj nuk mund të vazhdohet më të ecet në dy rrugë të kundërta, që nuk takohen me njëra-tjetrën: në një anë atë të kapjes së çdo institucioni, çdo zyre dhe çdo vendi pune, dhe atë të delegjitimimit të çdo institucioni nga ana tjetër.
Të dy palët duhet t’u krijojnë mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë, që në mënyrë të qetë, civile dhe demokratike të shprehin sovranitetin e tyre për të gjitha institucionet, vendore dhe qendrore, përfshi dhe Presidentin nga populli, në 13 tetor.

KOHA ËSHTË TANI!

Në 19 tetor do të jetë shumë vonë!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029691934585571
array(1) { ["section"]=> string(97) "meta-i-hapur-te-dialogoje-koha-te-mos-mbetemi-edhe-ne-vjeshte-19-tetori-do-jete-shume-vone-172473" }