Meta ‘i hoqi kapelen’ ish-kryeministrit serb në mes të Ambasadës së Kosovës, por çfarë thoshte Hashim Thaçi për Zoran Xhinxhiç, personin që ideoi ndarjen e Kosovës

Publikuar tek: aktualitet, më 20:37 13-02-2020 Meta ‘i hoqi kapelen’ ish-kryeministrit serb në mes të Ambasadës së Kosovës, por çfarë thoshte Hashim Thaçi për Zoran Xhinxhiç, personin që ideoi ndarjen e Kosovës FotoMontazh: Zoran Xhinxhiç - Ilir Meta - Hashim Thaçi

Presidenti Ilir Meta ka qenë pasditen e sotme në ceremoninë e organizuar nga Ambasada e Kosovës në Tiranë me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë. Në një moment të fjalës së tij Meta ka thënë se pavarësisht paragjykimeve dhe historisë, ai personalisht ka pasur fatin të njohë një udhëheqës të rëndësishm serb, ish-kryeministrin Zoran Xhinxhiç, raporton newsbomb.al.

Mirëpo, personi që Meta “i hoqi kapelen” mbrëmjen e sotme është akuzuar nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si njeriu që ka projektuar që në vitet 2000 ndarjen e Kosovës. I ftuar në emisionin Opinion, më datë 9 maj 2019, Hashim Thaçi ka thënë se ka nxjerr nga zyra e tij një ish-kryeministër të Shqipërisë, pasi i kishte çuar planin e Xhinxhiç për ndarjen e Kosovës, raporton newsbomb.al.

'Një nga kryeministrat e Shqipërisë më ka ardhur dhe më ka sjell në zyrë planin e Zoran Đinđić (ish-kryeministri i Serbisë) për ndarjen e Kosovës. E kam nxjer menjëherë jashtë. Fliste vetëm për ndarje të Kosovës. Në vitin 2002', ka thënë Thaçi në Opinion.

Kujtojmë se, në vitin 2002 Shqipëria ka kaluar tre kryeministra, Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Fatos Nano. Nuk dihet se cili prej të treve ka qenë ai që i ka çaur në zyrë Thaçit planin për ndarjen e Kosovës, ndërsa vetë presidenti Thaçi tha se emrin do ta bëj publik një herë tjerë, raporton newsbomb.al.

Lexo edhe: Deklarata BOMBË e Hashim Thaçit

Video: Momenti kur presidenti Meta flet me superlativa per ish-kryeministrin serb Xhinxhiç

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071630477905273
array(1) { ["section"]=> string(166) "meta-i-hoqi-kapelen-ish-kryeministrit-serb-ne-mes-te-ambasades-se-kosoves-por-cfare-thoshte-hashim-thaci-per-zoran-xhinxhic-personin-qe-ideoi-ndarjen-e-kosoves-195113" }