Meta: I jam mirënjohës Bebe Rexhës, ndryshoi axhendën për t’i kushtuar kohën tragjedisë kombëtare

Publikuar tek: politike, më 16:38 02-12-2019 Meta: I jam mirënjohës Bebe Rexhës, ndryshoi axhendën për t’i kushtuar kohën tragjedisë kombëtare Ilir Meta dhe Bebe Rexha

Presidenti Ilir Meta së bashku me këngëtaren Bebe Rexha vizituan një nga familjet e prekura rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit në Bizë, Ishëm.

Në një deklaratë për mediat, Kreu i vendit falenderoi Bebe Rexhën që i kushtoi kohën e saj tragjedisë shqiptare, por mbi të gjitha që vuri në qendër të opinionit ndërkombëtar situatën ku ndodhet vendi ynë.

Meta tha se përmes këtij solidariteti të këngëtares do ndihmohen familje që janë në kushte të vëshira.

Ilir Meta: "I jam shumë mirënjohës ndaj Bebe Rexhës, një artiste me famë ndërkombëtare me origjinë shqiptare e cila i ka kushtuar kësaj tragjedie kohën e saj. Ka ndryshuar axhendën e saj në këtë aksion mjaft konkret për të qenë pranë disa prej komuniteteve më të prekura por mbi të gjitha për të sjellë në vëmendje këtë tragjedi dhe këtë krizë humanitare përpara gjithë opinionit ndërkombëtar.

Prandaj edhe njëherë shumë faleminderit Bebe për këtë solidaritet, për këtë krenari që ndjen se je shqiptare dhe për faktin që je me ne në këto momente të vështira të cilat nuk i kemi përjetuar prej shumë kohësh. Përmes këtij solidariteti jam i bindur se do i kalojmë dhe do ndihmojmë këto familje që janë në kushte më të vështira por nuk janë pa shpresë. Falemiderit për kënaqësinë që u dhe fëmijëve të këtij komuniteti të mrekullueshëm.”

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076100826263428
array(1) { ["section"]=> string(102) "meta-i-jam-mirenjohes-bebe-rexhes-ndryshoi-axhenden-per-t-i-kushtuar-kohen-tragjedise-kombetare-188142" }