Meta i ktheu mbrapsht ligjin për 'arin', reagon Rama: Njeriu që nuk mendon është i rrezikshëm

Publikuar tek: politike, më 21:35 15-07-2019 Meta i ktheu mbrapsht ligjin për 'arin', reagon Rama: Njeriu që nuk mendon është i rrezikshëm Fotom ilustruese: Meta - Rama

Kryeministri Rama ka reaguar menjëherë pas vendimt të presidentit Meta për kthimin sërish në Kuvend të ligjit për rezervat shtetërore të arit, argjendit dhe metaleve të tjera të çmuara.

Këtij vendimi të pak minutave më parë të presidentit, Rama ka zgjedhur t'i përgjigjet me një shprehje të ish-presidentit amerikan Richard Nixon.

'Njeriu i mendimit që nuk vepron është inefektiv; njeriu i veprimit që nuk mendon është i rrezikshëm. Richard Nixon', shkruan Rama.

Pak ditë më parë, ligji për rezervat materiale të shtetit u ndryshua duke bërë që lëvrimi i këtyre rezervave të bëhet 'ekskluzivitet' i kryeministrit, ndryshe nga sa ka qenë deri më tani, ku vendimi merrej në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

Qeveria argumentoi se ky ndryshim u bë për të kursyer vonesat, por Meta mendon se ky shpjegim është i pamjaftueshëm, ndaj ka vendosur ta kthejë në Kuvend.

LEXO EDHE: 'ARI NË DUART E RAMËS', META KTHEN NË KUVEND LIGJIN PËR REZERVAT E MATERIALE (ARSYET)

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024867057800293
array(1) { ["section"]=> string(96) "meta-i-ktheu-mbrapsht-ligjin-per-arin-reagon-rama-njeriu-qe-nuk-mendon-eshte-i-rrezikshem-172316" }