Meta i papërmbajtur: Kërkoj ndihmën e popullit ta shpartallojmë këtë grusht shteti

Publikuar tek: politike, më 14:18 19-02-2020 Meta i papërmbajtur: Kërkoj ndihmën e popullit ta shpartallojmë këtë grusht shteti

Që në nisje të deklaratës së tij për gazetarët, Presidenti Ilir Meta ka sulmuar diplomatët e huaj duke thënë se ‘këtu ka diplomatë me vite të tëra e s’dinë ta kuptojnë’. 

Më tej Meta ndryshoi intonacion dhe ton akuzues tha se Rama është ideatori dhe realizuesi i këtij grushti shteti.

“Vazhdojmë me prova të reja të përpjekjes së gjysmëparlamentit për hapin final të grushtit të shtetit. Ju e dini gjoja atë inisiativën nga deputetë të pavarur por kjo në fakt është në zbatim të programit të ministrave.

Kjo është një provë tjetër që është kryeministri i këtij puci shteti dhe ai do jetë përgjëgjësi i parë që do vijë pas triumfit të grushtit të shtetit dhe do vijë patjetër.

"Tani jam këtu para jush në kuadër të transparencës për cmontimin e grushtit të shtetit dhe për të kërkuar ndihmën e të gjithë popullit shqiptar që ta shpartallojmë së bashku këtë maskaradë që ka dhunuar kushtetutën e Shqipërisë dhe sovranitetin e popullit shqiptar në emër të disa oligarkëve, në emër të disa bandave kombëtare dhe ndërkombëtare të krimit të organizuar që e duan Shqipërinë lavatriçe për punët e tyre dhe qendër operacionale të trafiqeve të tyre por edhe të një pjese të mafias ndërkombëtare që mbështet hapur aktivitetin e tyre, në dhunim të plotë të sovranitetit të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Meta.

“Tani kemi një problem të madh, nuk po e gjejmë dot aktin me të cilin është realizuar botimi në fletoren zyrtare të emerimit të Arta Vorpsit në GJK. Prandaj ky është shqetësim se parlamenti i Shqipërisë ka thirrur komisionin e Venecias, as ata s’e kishin gjetur por dhe ne nuk e kemi ende zyrtarisht kopjen.

Prandaj Presidenti i republikës ia ka kërkuar para 48 orëve qendrës së botimeve zyrtare. (Lexon kërkesën)

Kemi 3 vjet pa gjykatë Kushtetuese, kemi thirrur Komisionin e Venecias dhe na duhet edhe ky akt që komisioni i venecias të jetë më i dricuar pas takimit me anëtarët e KED”, tha Presidenti Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010194063186646
array(1) { ["section"]=> string(88) "meta-i-papermbajtur-kerkoj-ndihmen-e-popullit-ta-shpartallojme-kete-grusht-shteti-195749" }