Meta i përgjigjet Gjonajt: Nuk merrem me falsifikatore. Gjuha ime korrekte, e ngatërron me Monikën

Publikuar tek: politike, më 22:13 27-02-2020 Meta i përgjigjet Gjonajt: Nuk merrem me falsifikatore. Gjuha ime korrekte, e ngatërron me Monikën

Presidenti Ilir Meta i përgjigjet ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, duke e akuzuar si falsifikatore që ka “rrëmbyer” kopetencat e Presidentit dhe KED-së për të “kapur Gjykatën Kushtetuese”.

Në emisionin “Opinion”, Meta iu përgjigj edhe çështjes së gjuhës denigruese, duke thënë se nuk është ai që e ka përdorur një gjuhë të tillë ndaj Gjonajt, por bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

“Si mund të merrem unë me një falsifikatore. Gjuha ime ka qenë shumë korrekte, ajo më ngatërron mua me gjuhën e Monikës, atë ta zgjidhin bashkë. Zonja në fjalë të shkojë të tregojë shokët te SPAK-u. Nuk ka Shqipëria institucion më të rëndësishëm se Gjykata Kushtetuese. Një GJK me këto filma që bën Dvorani dhe ajo zonja atje….Presidenti i ka kapur në flagrancë. Presidenti ka paralajmëruar para dy vjetësh.

I ftoj gjithë fëmijët e Shqipërisë, jo juve, që të shohim, se ky është krimi më i rëndë dhe më i thjeshtë për t’u hetuar. Është ministere e Drejtësisë, por ajo ka falsifikuar, ka rrëmbyer kopetencat e presidentit dhe të KED-së”, tha Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0089089870452881
array(1) { ["section"]=> string(102) "meta-i-pergjigjet-gjonajt-nuk-merrem-me-falsifikatore-gjuha-ime-korrekte-e-ngaterron-me-moniken-196700" }