Meta kërkoi ‘llogari’ për situatën e Covid-19, i përgjigjet menjëherë Rama: Shiko punën që ke, mos i fut hundët në punët e ekspertëve

Publikuar tek: politike, më 09:50 28-10-2020 Meta kërkoi ‘llogari’ për situatën e Covid-19, i përgjigjet menjëherë Rama: Shiko punën që ke, mos i fut hundët në punët e ekspertëve FotoMontazh: Meta - Rama

Kryeministri Rama i përgjigjet menjëherë kërkesës për informacion që presidenti Ilir Meta i dërgoi ministres Manastirliu, ku kërkonte informacion për masat e qeverisë pas rritjes së rasteve me Covid-19.

Rama “ia bën të qartë” ish-aleatit të tij se s’ka kompetenca për të kërkuar llogari për punën e ekspertëve.

“Ilir ti s'ke asnjë kompetencë të fusësh hundët në punët e ekspertëve për menaxhimin e situatës mjekësore! Si fillim mos dil vetë pa maskë nga shtëpia,mblidh edhe partinë tënde që të mos bëjë thirrje histerike kundër maskës dhe shiko punën që ke se vetëm atë s'po bën prej kohësh!

Ekspertët janë ata që vendosin për hapat që duhen ndërmarrë çdo ditë në bazë të strategjisë së vjeshtë-dimrit.Rritja e numrave është brenda parashikimeve dhe ne duhet të shmangim me çdo kusht një mbyllje të re, prandaj secili, ti i pari, duhet të zbatojë rregullat e thjeshta!

Ministrja e Shëndetësisë meriton përkrahje pa rezervë për punën e palodhur që po bën, siç e meritojnë ekspertët dhe padiskutim mjekët e infermierët që po shkëlqejnë prej muajsh në këtë luftë, ku e tërë bota po vuan nga të njëjtat probleme e dilema të mëdha vendim-marrëse", shkruan Rama.

Ndërkohë, më herët Meta shkruante se me përshkallëzimin e krizës politike dhe shkeljen e “5 qershorit” nga Rama, “situata e pandëmisë pritet të përkeqësohet drejt katastrofës”.

Lexo edhe: Meta kërkesë Manastirliut, vë në dijeni Ramën dhe Ruçin

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritja i rasteve me Covid-19, Meta kërkesë Manastirliut, vë në dijeni Ramën dhe Ruçin: Situata po përkeqësohet, shkelja e ‘5 Qershorit’ do e çojë drejt katastrofës
Gazeta e PD i nxori në ballinë si ‘kukulla të Ramës’, reagon ashpër Astrit Patozi: LUL, luftë doni, luftë do të ketë! »
Article Logic
Execution time: 0.012064933776855
array(1) { ["section"]=> string(135) "meta-kerkoi-llogari-per-situaten-e-covid-19-i-pergjigjet-menjehere-rama-shiko-punen-qe-ke-mos-i-fut-hundet-ne-punet-e-eksperteve-225464" }