Meta ktheu në Kuvend ligjin për pronat, Balla: Keqardhje për Presidentin, nuk ka lexuar komentet e Komisionit të Venecias dhe KE

Publikuar tek: politike, më 18:20 26-03-2020 Meta ktheu në Kuvend ligjin për pronat, Balla: Keqardhje për Presidentin, nuk ka lexuar komentet e Komisionit të Venecias dhe KE Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, në lidhje me vendimin e Ilir Metës për të kthyer në Kuvend ligjin për pronat, tha se ndjen keqardhje për presidentin, pasi sipas tij nuk ka lexuar komentet pozitive të Komisionit të Venecias dhe KE-së, në lidhje me këtë ligj.

Balla tha se ky ligj ka marrë vlerësime maksimale nga partnerët dhe se është shumë i rëndësishëm sidomos për investitorët e huaj, duke shtuar se këto të fundit mezi presin që të miratohet.

"Pikë së pari do doja të sqaroja se ky ligj, për të cilin ndihem i habitur që u kthye në Kuvend, se ky ligj është adresuar dhe konsultuar me partnerët. Është pritur për shumë kohë që të votohet, derisa Komicioni i Venecias dhe ai Europian ka dhënë dakortësinë. Më vjen keq që presidenti nuk i ka lexuar këto opinione të Komisionit të Venecias dhe Komisionit Europian. Megjithatë ne do ta shqyrtojmë mirë kthimin e ligjit nga presidenti. Ky është një ligj që rregullon, është faza e fundit e procesit të legalizimeve. Është një ligj, një garanci për investitorët e huaj. Sot është një ditë e çuar dëm. Investiotorët e huaj mezi presin që ky ligj të miratohet. Përveç keqardhjes që Meta s'ka marrë parasysh komentet e Komisionit të Vënecias dhe KE-së. Komisioni Europian e ka vlerësuar maksimalisht këtë ligj", tha Balla.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092620849609375
array(1) { ["section"]=> string(132) "meta-ktheu-ne-kuvend-ligjin-per-pronat-balla-keqardhje-per-presidentin-nuk-ka-lexuar-komentet-e-komisionit-te-venecias-dhe-ke-200190" }