Meta kujton 150-vjetorin e lindjes së veprimtarit të Rilindjes Kombëtare: Ishte shembull frymëzimi

Publikuar tek: aktualitet, më 11:16 15-08-2020 Meta kujton 150-vjetorin e lindjes së veprimtarit të Rilindjes Kombëtare: Ishte shembull frymëzimi

Presideti Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme 150-vjetorin e lindjes së veprimtarit të dalluar të Rilindjes Kombëtare, Josif Bageri.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’ Meta shkruan se Begari ishte poet me talent të rrallë, prozator, gazetar dhe publicist i spikatur, tërë jetën me veprën që ja kushtoi çështjes kombëtare, në veçanti mësimit, mbrojtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe, duke u kthyer në model e shembull frymëzimi për gjenerata të tëra të shqiptarëve

Postimi i plotë:

“Dëshira dhe qëllimi ynë âsht të ç`gjumim kombin prej gjumit rônd dhe t’a shohëm të nisun në udhët gjënd të kjytetnimit dhe t’kullturës”.

Sot, në 150-vjetorin e lindjes të veprimtarit të dalluar të Rilindjes Kombëtare, Josif Bageri, nderojmë kujtimin dhe veprën e paharruar të gjuhëtarit dhe atdhetarit shqiptar ortodoks nga Reka e Maqedonisë së Veriut, në funksion të përhapjes së dijes, ndjenjave më të larta të atdhedashurisë dhe vlerave më përbashkuese të shqiptarëve.

Poet me talent të rrallë, prozator, gazetar dhe publicist i spikatur, tërë jetën dhe veprën ja kushtoi çështjes kombëtare, në veçanti mësimit, mbrojtjes dhe promovimit të gjuhës shqipe, duke u kthyer në model e shembull frymëzimi për gjenerata të tëra të shqiptarëve në të gjitha trojet ku ata jetojnë, në veçanti në Maqedoninë e Veriut, për mbrojtjen e identitetit tonë kombëtar dhe europian

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091168880462646
array(1) { ["section"]=> string(104) "meta-kujton-150-vjetorin-e-lindjes-se-veprimtarit-te-rilindjes-kombetare-ishte-shembull-frymezimi-217199" }