Meta kujton 8 gushtin 1944: Partizani Sabri Godo festonte 15-vjetorin! Koha t'i kërkojmë rinisë sonë angazhim të fortë në mbrojtje të lirisë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:40 08-08-2020 Meta kujton 8 gushtin 1944: Partizani Sabri Godo festonte 15-vjetorin! Koha t'i kërkojmë rinisë sonë angazhim të fortë në mbrojtje të lirisë Ilir Meta

Presidenti i Republikës Ilir Meta kujton 8 gushtin e vitit 1944 kur rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në malet e Skraparit për të nisur Kongresin e Parë të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë.

 

Kreu i Shtetit bën me dije se mes tyre ishte edhe partizani më i vogël në moshë, Sabri Godo, i cili festonte 15-vjetorin e lindjes.

Me këtë rast Meta jep një mesazh të fortë duke theksuar se është momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë në mbrojtje të lirisë dhe rrugës europiane.

Mesazhi i Presidentit Meta

Në 8 gusht të vitit 1944 rreth 300 të rinj antifashistë u mblodhën në malet e Skraparit të çliruar për të nisur Kongresin e Parë të Rinisë Antifashiste të Shqipërisë.
Delegatët vinin nga mbarë vendi, nga zonat e çliruara dhe ato ende të pushtuara, nga formacionet partizane dhe shkollat e mesme që ishin kthyer në qendrat kryesore të antifashizmit në Shqipëri.
Atë ditë, delegati më i ri, partizani Sabri Godo, pas një udhëtimi pafund në këmbë për ditë të tëra do festonte 15-vjetorin e tij. Ishin kohë të mëdha idealesh për Liri.
Kërkoheshin sakrificat më sublime dhe Rinia e Shqipërisë nuk i kurseu ato deri në çlirimin e plotë të vendit.
Duke nderuar sot me përulësi sakrificat e jashtëzakonshme të asaj gjenerate të jashtëzakonshme, është momenti të kërkojmë një angazhim më të fortë të rinisë tonë në mbrojtje të lirisë dhe rrugës europiane të vendit. 

meta.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010179042816162
array(1) { ["section"]=> string(145) "meta-kujton-8-gushtin-1944-partizani-sabri-godo-festonte-15-vjetorin-koha-t-i-kerkojme-rinise-sone-angazhim-te-forte-ne-mbrojtje-te-lirise-216527" }