Meta kujton përvjetorin e themelimit të OKB dhe 65-vjetorin e anëtarësimit tonë: Gur themeli bashkëpunimi, kemi marrë mbështetje të madhe

Publikuar tek: politike, më 18:20 24-10-2020 Meta kujton përvjetorin e themelimit të OKB dhe 65-vjetorin e anëtarësimit tonë: Gur themeli bashkëpunimi, kemi marrë mbështetje të madhe Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka përuruar 75-vjetorin e themelimit të OKB-së, që përkon me 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në të.

Kreu i Shtetit thotë se vendi ynë gjithnjë ka zbatuar parimet e Kartës së OKB-së. Teksa shpreh mirënjohjen për mbështetjen që Shqipëria ka marrë vazhdimisht nga OKB,

Meta riafirmon mbështetjen e përkushtuar të Shqipërisë për një rend të mirëbazuar në rregulla, të reformuar dhe ripërtërirë, me Organizatën e Kombeve e Bashkuara në qendër të tij.

Shënimi i plotë i Metës

Në këtë jubile të rëndësishëm, të 75-vjetorit të themelimit të OKB, që përkon me 65-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në të, besojmë thellësisht se Kombet e Bashkuara, mbeten ende gurthemeli i një bashkëpunimi shumëpalësh të bazuar në rregulla, nga i cili përfiton bashkësia globale si e tërë.

Shqipëri ka përqafuar dhe ka zbatuar parimet e Kartës së OKB-së dhe ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë çdo përpjekje ndërkombëtare në të mirë të paqes dhe sigurisë, sepse besojmë fort se multilateralizmi është thelbësor për trajtimin e sfidave globale.

Në këtë 75-vjetor të Organizatës sonë, shprehim mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme që kemi marrë nga OKB, që provoi edhe në këtë vit fatkeqësish natyrore për vendin tonë, se ishte një partnere e vërtetë, veçanërisht me ndihmën e dhënë për tejkalimin e pasojave të tërmetit tragjik dhe përballimit të COVID-19.

Duke uruar, në këtë përvjetor, një të ardhme sa më të ndritur për Organizatën tonë dhe të gjitha vendet e saj anëtare, do të dëshiroja të riafirmoja dhe një herë mbështetjen e përkushtuar të Shqipërisë për një rend të mirëbazuar në rregulla, të reformuar dhe ripërtërirë, me Organizatën e Kombeve e Bashkuara në qendër të tij.

Shqipëria beson fort se Republika e Kosovës është faktor i rëndësishëm i sigurisë dhe stabilitetit në rajon dhe anëtarësimi i saj në të gjitha organizatat ndërkombëtare, përfshirë këtu Kombet e Bashkuara, do të sillte përfitime jo vetëm për Kosovën, por edhe për mbarë bashkësinë ndërkombëtare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama ftohet nga homologu i tij në Slloveni, zbulon detaje nga takimi dhe biseda për Shqipërinë
Kryemadhi me gjimnazistët e LRI në Tiranë: Është koha që Shqipërinë ta drejtojnë të rinjtë »
Article Logic
Execution time: 0.011488914489746
array(1) { ["section"]=> string(142) "meta-kujton-pervjetorin-e-themelimit-te-okb-dhe-65-vjetorin-e-anetaresimit-tone-gur-themeli-bashkepunimi-kemi-marre-mbeshtetje-te-madhe-225024" }