Meta kundër dorëheqjes së RAMËS, flet për foton me BERISHËN dhe telefonatën me BASHËN, zbulon se e ka regjistruar: Nuk jam këtu për tekat e opozitës

Publikuar tek: politike, më 16:25 11-06-2019 Meta kundër dorëheqjes së RAMËS, flet për foton me BERISHËN dhe telefonatën me BASHËN, zbulon se e ka regjistruar: Nuk jam këtu për tekat e opozitës

Presidenti Ilir Meta ka dalë në një konferencë për shtyp pas vendimit për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke pritur edhe pyetjet e gazetarëve.

Meta la të kuptohej hapur se është kundër dorëheqjes së kryeministrit Rama, kusht ky i vendosur nga opozita, të cilin, Presidenti e cilësoi si "tekë".

Gjithashtu Presidenti tha se në vendimin e tij nuk ka ndikuar aspak Berisha apo Basha dhe se ky i fundit e mësoi vetëm në minutat e nisjes së protestës përmes një telefonate zyrtare e cila, siç tha Meta, Basha nuk e di, por është e regjistruar.

GAZETARJA: Takimet mes jush dhe Bashës, fotoja me Berishën. A ka qenë vendimi për të anulluar zgjedhjet i dakordësuar me ta? Qendrimi për mazhorancën që kërkon shkarkimin. A druheni se do keni fatin e Alendes?

META: Po e nis me këtë të shkarkimit, që unë rri herë pas here me zotin Berisha, ky nuk është sekret i madh, unë nuk e kuptoj pse duan të më shkarkojnë. Jam shprehur gjithmonë i gatshëm për të lënë postin, që kjo sakrificë të bëhej në emër të zgjidhjes së krizës.

I intereson zgjidhja e krizës apo shkarkimi i Presidentit? Hajde zgjidhim krizën, ikën Presidenti, s’ka asnjë problem.

Absolutisht, madje dëgjova për fat të keq edhe një politikan që ai vetë është në opozitë, si krijuesi i partisë më të re në Shqipëri. Kjo parti do ketë kohë të përgatitet për zgjedhje e i duhet kohë për të patur kandidatë.

Zoti Basha këtë vendim e ka marrë vesh vetëm në orën 7:10- 7:15 kur do niste mitingu, përmes një telefonate zyrtare dhe për dijeni zoti Basha nuk e ka ditur por le ta marrë vesh tani, ajo është e regjistruar, ku kemi kërkuar që të ndërpritet mitingu në cod moment që do kishte një manifestim dhune duke i bërë të ditur që do bëhej publik vendimi për shfruqëzimin e dekretit në mënyrë që të çtensionohej manifestimi.

Ky vendim, nuk bëhet për të plotësuar tekat e opozuitës. Opozita ka cështje shumë të drejta, ashtu sikurse opozita ka dhe tekat e saj në kuptimin e kushteve të caktuara. Unë nuk jam këtu për të ndihmuar tekat e opozitës por kurrsesi për të toleruar që Shqipëria përveç datave që nga 14 shtatori, 21 janari të kishte edhe 30 qershor. Vendimi im është marrë në përgjegjësi të plotë, pasi nga të gjitha të dhënat, jo për shkak të drejtueseve të dy paleve, situata më 8 qershor mund të shfytëzohej për akte që do dëmtonin rëndë stabilitetin e vendit dhe rendin publik dhe do i jepnin mundësinë palëve për të fajësuar njërui tjetrin. Fati mbetet jetim dhe pasojat i vuajnë shqiptarët. Informacioni është i besueshëm dhe me biseda nga organet ligjzbatuese dhe partnerë mjaft serioze.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0091960430145264
array(1) { ["section"]=> string(152) "meta-kunder-doreheqjes-se-rames-flet-per-foton-me-berishen-dhe-telefonaten-me-bashen-zbulon-se-e-ka-regjistruar-nuk-jam-ketu-per-tekat-e-opozites-167814" }