‘Meta kundërshtar i Gjykatës Kushtetuese’, Balla i kujton gjyqin presidentit: Je i fundit që duhet të përgojosh Dvoranin, shqyrtoi dosjen tënde

Publikuar tek: aktualitet, më 10:39 15-11-2019 ‘Meta kundërshtar i Gjykatës Kushtetuese’, Balla i kujton gjyqin presidentit: Je i fundit që duhet të përgojosh Dvoranin, shqyrtoi dosjen tënde Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka hedhur akuza të forta ndaj presidentit Ilir Meta në seancën parlamentare të jashtëzakonshme që po zhvillohet në këto momente.

“Presidenti delegjitimoi Gjykatën Kushtetuese dhe ne kemi detyrimin për të gjetur zgjedhje. Për fat të mirë baballarët e kushtetutës e prisnin rrezikun nga një president dhe i kufizuan veprimet. Ky president do të mbahet mend gjatë për shkak se doli dhe u vetëtregua si kundërshtar i Gjykatës Kushtetuese”, tha Balla, ndërsa i bëri apel Metës të shprehet brenda 30 ditëve.

Numri 2 i socialistëve gjithashtu komentoi deklaratat e presidentit ndaj kreut të KED-së Ardian Dvoranit, të cilin Kreu i shtetit e quajti ushtar të partisë që bën veprime mafioze antikushtetuese.

“Qytetarët e kanë të qartë se presidenti po bën ç’është e mundur të pengojë Reformën në Drejtësi, por do të dështojë. Dua t’i bëj sot një apel Presidentit të Republikës. Është e papranueshme që ne cilësinë e kryetarit të shtetit të përgojojë një zyrtar.

Kushtetuta jonë e ka vendosur në majën e piramidës institucionale, por nuk ndodh asgjëkundi që presidenti të marrë nëpër gojë kryetarin e KED edhe pse në rastin në fjalë të Dvoranit, presidenti duhet të jetë i fundit në vend për t’u marrë me zotin Dvorani sa kohë që zoti Dvorani ka qenë një prej 5 gjyqtarëve në ngarkim të veprës penale ndaj Ilir Metës e që në atë dosje penale ka qenë me mendim kundër 4 gjyqtarëve dhe kjo do të jetë një pjesë e një kodi etik të çdo personi të dënuar apo jo të dënuar të një çështje penale në ngarkim të tij. Është e padrejtë për këdo, por më së shumti për ne që kemi mandate përfaqësuese, në deputetët apo më së shumti Presidenti i Republikës”, theksoi Balla.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02563214302063
array(1) { ["section"]=> string(145) "meta-kundershtar-i-gjykates-kushtetuese-balla-i-kujton-gjyqin-presidentit-je-i-fundit-qe-duhet-te-pergojosh-dvoranin-shqyrtoi-dosjen-tende-185966" }