Meta lë mënjanë politikën, merr pjesë në koncertin recital: Kcimi i Tropojës meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s

Publikuar tek: kulture-art, më 11:04 05-10-2019 Meta lë mënjanë politikën, merr pjesë në koncertin recital: Kcimi i Tropojës meriton të bëhet pjesë e UNESCO-s

Presidenti Ilir Meta ka preferuar ta lërë mënjanë poltikën këtë mëngjes dhe të relaksohet me energjinë e Kcimit të Tropojës.

Meta bën me dije se mbrëmjen e djeshme mori pjesë në energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës, ndërsa thotë se nuk i rezistoi dot valles.

Kreu i Shtetit deklaron se Kcimi i Tropojës meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.

"E ku ka më bukur se ta nisësh fundjavën me energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës dhe të tropojanëve fisnikë.
Shumë i lumtur të merrja pjesë dje energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës energjinë e jashtëzakonshme të Kcimit të Tropojës, ku askush nuk i rezistoi dot valleve e këngëve.
Është thelbësore të jemi krenarë për këto thesare të trashëgimisë tonë kulturore, të ruajmë këngët, vallet e traditat dhe t’i trashëgojmë ato brez pas brezi.
Kcimi i Tropojës, kjo pasuri kombëtare që shpalos vlerat patriotike, por dhe krenarinë e fisnikërinë e Alpeve tona, e meriton të promovohet më shumë dhe të bëhet pjesë e UNESCO-s.
1000 vjet valle TROPOJE!", shkruan presidenti krahas videos në Facebook.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.013603925704956
array(1) { ["section"]=> string(115) "meta-le-menjane-politiken-merr-pjese-ne-koncertin-recital-kcimi-i-tropojes-meriton-te-behet-pjese-e-unesco-s-180876" }