Meta mbështet largimin e Haradinajt: Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak dhe të shqetësohemi më shumë

Publikuar tek: aktualitet, më 21:34 19-07-2019 Meta mbështet largimin e Haradinajt: Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak dhe të shqetësohemi më shumë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar për dorëheqjen e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, Meta shprehet krenar dhe i bindur për pafajësinë e Haradinajt.

Sipas Metës, nga sot të gjithë duhet të flenë më pak, të shqetësohen më shumë dhe të bashkohen më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar.

Statusi i plotë:

Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!

Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!

Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071618556976318
array(1) { ["section"]=> string(111) "meta-mbeshtet-largimin-e-haradinajt-nga-sot-te-gjithe-duhet-te-fleme-me-pak-dhe-te-shqetesohemi-me-shume-172725" }