Meta: Me bitumin e Selenicës u ndërtuan rrugët e Shqipërisë, por për të nuk ka. Të ndërtohet MENJËHERË!

Publikuar tek: aktualitet, më 15:27 19-01-2021 Meta: Me bitumin e Selenicës u ndërtuan rrugët e Shqipërisë, por për të nuk ka. Të ndërtohet MENJËHERË! Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta prej ditësh është në një “luftë” verbale me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, por dhe me kryeministrin Rama, lidhur me debatet e ashpra që po zhvillohen për rrugën Peshkëpi-Selenicë, për të cilën çdo palë ia hedh fajin palës tjetër.

Meta përmes një shënimi në rrjete sociale, thotë se mineralin e bitumit që ka me shumicë në Selenicë, janë ndërtuar rrugët e Shqipërisë, ndërsa vetë kjo zonë ka mbetur pa rrugë. Kreu i Shtetit bën apel që rruga të ndërtohet menjëherë pa humbur kohë.

Dje Meta ishte në Vlorë ku zhvilloi disa takime, me studentë, gazetarë e banorë të zonës së Selenicës, të cilëve iu tha se nga ana e Presidentit nuk ka pasur asnjë pengesë dhe se së shpejti rruga do të bëhet.

140856586_3695144873865092_7809172413019170941_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Policia gjobit qindra qytetarë që nuk zbatuan masat antiCovid-19
Yuri Kim takon Vitore Tushën: Udhëhoqi me maturi KED, tani ka përgjegjësinë të drejtojë GJK në çështjet e mbetura »
Article Logic
Execution time: 0.011727094650269
array(1) { ["section"]=> string(106) "meta-me-bitumin-e-selenices-u-ndertuan-rruget-e-shqiperise-por-per-te-nuk-ka-te-ndertohet-menjehere-235596" }