Meta merr pjesë në ‘Mëngjesin e Lutjeve’ të Jeruzalemit: shpreha krenarinë për kombin shqiptar që mikëpriti dhe mbrojti hebrenjtë

Publikuar tek: politike, më 16:55 21-10-2020 Meta merr pjesë në ‘Mëngjesin e Lutjeve’ të Jeruzalemit: shpreha krenarinë për kombin shqiptar që mikëpriti dhe mbrojti hebrenjtë Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta  ditën e sotme ka marrë pjesë në takimin tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve” në Jeruzalem, të organizuar nga presidenti izraelit Reuven Rivlin.

I pranishëm në këtë takim ka qenë edhe Michael Pompeo dhe personalitete të larta shtetërore e politike nga mbarë bota.

Meta thotë se shprehu krenarinë për kombin shqiptar që në periudhën më të errët të njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, mikëpriti dhe mbrojti hebrenjtë, duke mos dorëzuar asnjë prej tyre.

“I nderuar të merrja pjesë sot, nëpërmjet një video-konference, në takimin tradicional të “Mëngjesit të Lutjeve” të Jeruzalemit, të organizuar nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Izraelit, Reuven Rivlin, me pjesëmarrjen e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Michael Pompeo dhe personaliteteve të larta shtetërore e politike nga mbarë bota.

Shpreha krenarinë për kombin shqiptar që në periudhën më të errët të njerëzimit, Luftën e Dytë Botërore, mikëpriti dhe mbrojti hebrenjtë, duke mos dorëzuar asnjë prej tyre, si edhe për harmoninë tonë ndërfetare unike, shembull frymëzues për njerëzimin”, shkruan Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryemadhi pa maskë te banorët e prekur nga tërmeti: Rama po shkatërron Vorën! Qytetarja: Ishalla s’ma prishin shtëpinë se po iki nga faza
Përzgjedhja e kandidatëve nga anëtarësia, Gazment Bardhi i përgjigjet Ramës: Sot ishte i shqetësuar nga procesi më demokratik i këtyre 30 viteve, ndërkombëtarët i sugjeruan të na marrë si shembull »
Article Logic
Execution time: 0.010909080505371
array(1) { ["section"]=> string(133) "meta-merr-pjese-ne-mengjesin-e-lutjeve-te-jeruzalemit-shpreha-krenarine-per-kombin-shqiptar-qe-mikepriti-dhe-mbrojti-hebrenjte-224608" }