META në anën e Komisionit të VENECIAS: Kushtetuta e 1998 u bë me miratimin e tyre, në 2008 nuk u pyetën as ata, as populli

Publikuar tek: politike, më 18:09 11-09-2019 META në anën e Komisionit të VENECIAS: Kushtetuta e 1998 u bë me miratimin e tyre, në 2008 nuk u pyetën as ata, as populli Presidenti Meta para mediave

I pyetur për ardhjen e delegacionit të Komisionit të Venecias dhe rekomandimet e tij për Reformën në Drejtësi, Meta vlerësoi në mënyrë të veçantë kontributin dhe rëndësinë e këtij organi.

Ai shtoi se dhe hartimi e miratimi i Kushtetës së 1998 u krye me bekimin e Komisionit të Venecias. Meta kritikoi dhe ish-deputetët dhe ish-ambasadorët të 11 viteve më parë që miratuan pa rekomandimin e Komisionit të Venecias ndryshimet Kushtetuese.

‘’Anëtarët e Komisionit të Venecias janë të zgjuar. Nuk janë si ata politikanë që tjetër thonë sot tjetër nesër, apo të marrin ca vota. Në çdo akt që marrin krijojnë një precedent që shërben si referencë për çdo gjë tjetër. Ka bërë mirë Kuvendi që i ka ftuar. Kushtetuta e 1998, që mezi e realizuam është më e mirë. Është ndihmuar nga Venecia. Shpëtoi vendin nga kaosi. Ju e dini pastaj në 2008, u ndryshua pa pyetur as Venecian, as popullin. Duartrokitën dhe ca ambasadorë’’, u shpreh presidenti Meta për rëndësinë e Komisionit të Venecias në politikën dhe shtetin shqiptar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071618556976318
array(1) { ["section"]=> string(126) "meta-ne-anen-e-komisionit-te-venecias-kushtetuta-e-1998-u-be-me-miratimin-e-tyre-ne-2008-nuk-u-pyeten-as-ata-as-populli-178104" }