Meta në ceremoninë e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës: Sfida më e madhe të mbajmë të rinjtë në këto troje

Publikuar tek: aktualitet, më 10:08 22-11-2020 Meta në ceremoninë e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës: Sfida më e madhe të mbajmë të rinjtë në këto troje

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në ceremoninë e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Meta shprehet se kjo ishte ngjarja madhore që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit thotë se sfida më e madhe ditët e sotme është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare.

“Nder i veçantë të merrja pjesë në akademinë solemne të organizuar me rastin e 111-vjetorit të Kongresit të Dibrës, kësaj ngjarjeje madhore, që i parapriu Pavarësisë së Shqipërisë.
Sfida më e madhe që kemi sot dhe gjithçka duhet të bëjmë, për të dëshmuar patriotizmin e vërtetë dhe respektimin e të parëve tanë, është të mbajmë të rinjtë në këto troje duke i edukuar me vlerat më të mira kombëtare.
T'ju rikthejmë shpresën dhe t'ju krijojmë të gjitha mundësitë për t’u punësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen e sigurtë dhe europiane në vendlindjen e tyre.
Do t'ia dalim me sukses sepse nuk kemi rrugë tjetër,” shkruan Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pse Berisha nuk ngushëlloi, vdekjen nga Covid të zv/ Kryeministrit të tij, Bashkim Kopliku?
Tentoi të vrasë me armë një 23-vjeçar në Fier, policia shpall në kërkim autorin (DETAJE) »
Article Logic
Execution time: 0.011727094650269
array(1) { ["section"]=> string(114) "meta-ne-ceremonine-e-111-vjetorit-te-kongresit-te-dibres-sfida-me-e-madhe-te-mbajme-te-rinjte-ne-keto-troje-228668" }