Meta në Festën Kombëtare të Egjiptit: Shumë i gëzuar pasi Thimi Mitko, Çajupi e Aleksandër Xhuvani krijuan aty vatrat e para të lëvizjes kombëtare shqiptare

Publikuar tek: aktualitet, më 22:47 15-07-2019 Meta në Festën Kombëtare të Egjiptit: Shumë i gëzuar pasi Thimi Mitko, Çajupi e Aleksandër Xhuvani krijuan aty vatrat e para të lëvizjes kombëtare shqiptare Foto: Meta me ambasadorin e Egjiptit ne Tirane

Presidenti Meta ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në një event të organizuar nga Ambasada e Egjiptit në Tiranë, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi.

Meta shkruan se është shumë i gëzuar që ka marrë pjesë në këtë pritje, jo vetëm për rolin e pazëvendësueshem në formimin e shtetit të Egjiptit të shqiptarit të famshëm Mehmet Ali Pasha, por edhe për veprimtarinë e patriotëve dhe atdhetarëve tanë të shquar si Thimi Mitko, Andon Zako Çajupi e Aleksandër Xhuvani, të cilët krijuan në Egjipt vatrat e para të lëvizjes kombëtare shqiptare.

'Shumë i gëzuar të merrja pjesë në pritjen e Ambasadës së Egjiptit, me rastin e Festës Kombëtare të këtij vendi, me të cilin kemi lidhje të veçanta historike e tradicionale, jo vetëm për rolin e pazëvendësueshem në formimin e shtetit të Egjiptit të shqiptarit të famshëm Mehmet Ali Pasha, por edhe për veprimtarinë e patriotëve dhe atdhetarëve tanë të shquar si Thimi Mitko, Andon Zako Çajupi e Aleksandër Xhuvani, të cilët krijuan në Egjipt vatrat e para të lëvizjes kombëtare shqiptare. Të vendosur për të forcuar më tej këto marrëdhënie në të gjitha fushat, si dy vende mesdhetare mike', shkruan Meta.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.007094144821167
array(1) { ["section"]=> string(161) "meta-ne-festen-kombetare-te-egjiptit-shume-i-gezuar-pasi-thimi-mitko-cajupi-e-aleksander-xhuvani-krijuan-aty-vatrat-e-para-te-levizjes-kombetare-shqiptare-172322" }