Meta në homazhet për Besim Zekthin: Trishtues dhe pikëllues momenti për t'i dhënë lamtumirën Kryeshqiponjës së valles së shqipeve

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 29-06-2020 Meta në homazhet për Besim Zekthin: Trishtues dhe pikëllues momenti për t'i dhënë lamtumirën Kryeshqiponjës së valles së shqipeve Ilir Meta ne homazhet per Besim Zekthin

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë në homazhet për mjeshtrin e valleve popullore Besim Zekthi, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 84 vjeçare.

Ai shprehet se momenti i dhënies së lamtumirës së fundit Kryeshqiponjës së valles së shqipeve është shumë trishtues dhe pikëllues.

Meta thotë se Besim Zekthi do të kujtohet gjithmonë për krenarinë, dinjitetin dhe shkëlqimin e jashtëzakonshëm që i dha popullit tonë.

"Shumë trishtues dhe pikëllues momenti për t’i dhënë lamtumirën e fundit një personaliteti të jashtëzakonshëm të artit shqiptar, Kryeshqiponjës së valles së shqipeve, Nderit të Kombit, Besim Zekthi, të cilin do ta kujtojmë gjithmonë me nderim dhe respekt për krenarinë, dinjitetin dhe shkëlqimin e jashtëzakonshëm që i dha popullit tonë në skenat më të njohura europiane e botërore, edhe në momentet më të errëta të izolimit të Shqipërisë.

Kujtimi më i mirë i Besim Zekthit dhe i të gjithë personaliteteve si ai, është të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore, të jemi krenarë për përkatësinë tonë shqiptare dhe të forcojmë identitetin kombëtar.

Kjo është rruga më e shpejtë edhe për t’u integruar si të barabartë në familjen europiane", shkruan Meta.

106374248_3123598834353035_8714297107646186661_o.jpg106588990_3123598687686383_5185330281984234530_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mjeku i QSUT me Covid u intubua sot, Spahia i bën thirrje Manastirliut: Përgjigju kërkesave për testime, ka shumë bluza të bardha që nuk u vihet veshi
Erion Veliaj jep ultimatum për kompanitë e transportit publik: Ky është paralajmërimi i fundit, kush nuk nxjerr autobusin do humbasë licencën »
Article Logic
Execution time: 0.01359486579895
array(1) { ["section"]=> string(135) "meta-ne-homazhet-per-besim-zekthin-trishtues-dhe-pikellues-momenti-per-t-i-dhene-lamtumiren-kryeshqiponjes-se-valles-se-shqipeve-212156" }