Meta në kishën e Prullit në Lezhë: Rindërtimi tregon se fuqia vjen nga themelet, le të lutemi që Zoti të na ndihmojë për ta kaluar këtë sfidë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:03 22-11-2020 Meta në kishën e Prullit në Lezhë: Rindërtimi tregon se fuqia vjen nga themelet, le të lutemi që Zoti të na ndihmojë për ta kaluar këtë sfidë

Presidenti Ilir Meta ditën e sotme ka vizituar në Lezhë Kishën e Prullit në 30 vjetorin e rikthimit të Besimit.

Meta në fjalën e tij është shprehur se pandemia ka shkaktuar dëme njerzore dhe familare, teksa është shprehur se duhet të mbështesim njëri-tjetrin për ta kaluar këtë sfidë.

Ndër të tjera Kreu i Shtetit është shprehur se Shqipëria nuk duhet ta humbë besimin tek e ardhmja.

“Pandema ka shtuar dramat njerëzore dhe familjare dhe shoqërore dhe është një sfidë që po vazhdon dhe duhet të theksojmë që jemi në 30 vjetorin e rikthimit të besimit në Zot, jo se këto 40 ose 50 vite e humbem besimin përkundrazi. U përpoqën të thyenin dhe të nënshtronin popullin tonë. Kjo kishë është rindërtuar padyshim dhe tregon se fuqia vjen nga themelet. Le t’i lutemi Zotit t' japë më shumë shpresë pupullit për të kaluar këtë situatë për të na ndihmuar dhe për të qenë të bashkuar dhe për të triumfuar në çdo sfidë dhe vështirësi. Të rinjtë e fëmijët të jetojnë këtu në këto troje të mrekullueshme. Të lutemi për mjekët të cilët prej kaq kohësh janë në detyrë” u shpreh Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I vihet tritol një makine në Vlorë, shoferi pikas pakon (DETAJE)
Ndarja nga jeta e Bashkim Koplikut, Rama: Do të më mungojë, mikut që s'e takova kurrë, por e desha mu si një personazh libri »
Article Logic
Execution time: 0.011686086654663
array(1) { ["section"]=> string(146) "meta-ne-kishen-e-prullit-ne-lezhe-rindertimi-tregon-se-fuqia-vjen-nga-themelet-le-te-lutemi-qe-zoti-te-na-ndihmoje-per-ta-kaluar-kete-sfide-228671" }