Meta në Kuvendin e Maqedonisë: “Ohri” na afron më shumë pranë njëri-tjetrit

Publikuar tek: politike, më 12:48 20-01-2015 Meta në Kuvendin e Maqedonisë: “Ohri” na afron më shumë pranë njëri-tjetrit

Gjatë vizitës dy ditore që ka nisur në fqinjin tonë lindor, kreu i Kuvendit Ilir Meta ka mbajtur sot një fjalim përballë deputetëve maqedonas dhe shqiptarë të Kuvendit të Maqedonisë. Meta ka vënë theksin tek nevoja që ekziston për më shumë bashkëpunim midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, duke e konsideruar marrëdhënien tonë si strategjike për stabilitetin rajonal. Meta ka deklaruar se vendi ynë mbështet mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive, duke kërkuar nga klasa politike që të ndjekë shembullin e bashkëpunimit historik siç e quajti ai midis dy popujve.

Duke folur për “Marrëveshjen e Ohrit”, Meta ka thënë se zbatimi i saj na afron më shumë pranë njëri-tjetrit dhe se nga kjo marrëveshje përfitojnë të dyja etnitë në vend.

Por ndërkohë Meta nuk harruar pa përmendur edhe nevojën që ka për ndarje sa më të barabartë të buxhetit dhe përfshirjen e qytetarëve shqiptarë në institucionet shtetërore. Ai tha se duhet zbutuar pabarazia e investimeve që ekziston në pjesën perëndimore të Maqedonisë.

Sa i përket rrugës së dy vendeve drejt Bashkimit Europian, Meta tha: “Integrimi europian duhet të avancojë me projektet rajonale, ku një prej tyre është realizimi i linjës hekurudhore midis Shqipërisë dhe Maqedonisë, e cila i jep një peshë të re korridorit të tetë”.

Meta u shpreh se Shqipëria ka hedhur hapa konkrete për ndërtimin e rrugës së Arbrit, duke shpresuar që edhe Maqedonia të punojë për këtë projekt, pasi ai afron më shumë dy kryeqytetet tona.

Kreu i Kuvendit, ka vlerësuar pakicën maqedonase në Shqipëri, e cila sipas tij është shembull i bashkëjetesës etnike në vend.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094029903411865
array(1) { ["section"]=> string(77) "meta-ne-kuvendin-e-maqedonise-ohri-na-afron-me-shume-prane-njeri-tjetrit-1012" }