Meta në mbështetje të Kombëtares Shqiptare, konfirmon prezencën në ‘Elbasan Arena’: Janë në rigjetje të vetvetes

Publikuar tek: politike, më 09:04 10-09-2019 Meta në mbështetje të Kombëtares Shqiptare, konfirmon prezencën në ‘Elbasan Arena’: Janë në rigjetje të vetvetes Ilir Meta

Pas humbjes së Kombëtares të shtunën kundër Francës, besimi te kuqezinjtë ka rënë, por presidenti Ilir Meta ka dalë hapur krah tyre, ndërsa ka shpehur mbështetjen për ndeshjen e sotme delikate në grupin kualifikues të Euro 2020 me Islandën.

Presidenti ka konfirmuar prezencën e tij në “Elbasan Arena”, ku përmes një statusi ka pohuar se do të jetë në shkallët e stadiumit për të mbështetur kombëtaren në këtë moment të vështirë.

“Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7. Le të mësojmë dhe nga tifozët e Kosovës, që pikërisht kur ekipi është në disavantazh, ndizen më shumë në përkrahjen e ekipit. Sot në “Elbasan Arena” me Kuqezinjtë”-shkruan Meta në statusin e tij në “Facebook”.

Takimi mes Shqipërisë dhe Islandës luhet mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” në orën 20:45 dhe është i vlefshëm për grupin H kualifikues të Euro 2020.

70765643_2476961892350069_8649446122709843968_o.jpg

70502772_2476961949016730_5871543047539392512_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028690099716187
array(1) { ["section"]=> string(115) "meta-ne-mbeshtetje-te-kombetares-shqiptare-konfirmon-prezencen-ne-elbasan-arena-jane-ne-rigjetje-te-vetvetes-177926" }