Meta në Prokurori: I gatshëm të ballafaqohem me Doshin dhe Berishën, videoja është e Tomës me Tomën

Publikuar tek: aktualitet, më 10:09 06-03-2015 Meta në Prokurori: I gatshëm të ballafaqohem me Doshin dhe Berishën, videoja është e Tomës me Tomën

Kryetari i Parlamentit  ka dhënë dëshminë e tij në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe menjëherë pas daljes nga Prokuroria deklaroi se është i gatshëm të përballet me deputetin Doshi dhe ish kryeministrin Berisha nëse Prokuroria do ja kërkojë. Meta pas dëshmisë në Prokurori shkoi në zyrën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri i cili gjithashtu pas pak pritet të shkojë vetë në Prokurori.

"Sapo kam përfunduar dëeshminë time me thirrjen e bërë nga Prokuroria dhe i jam përgjigjur pyetjeve të Prokurorëve lidhur me akuzat dhe pretendimet e Doshit dhe Berishës për vrasje. Dua t’ju konfirmoj  gatishmërinë time totale për të qenë cdo ditë në dispozicion të Prokurorisë përveç të enjtes se është dita e doktorit (buzëqesh ironikisht), për të bashkëpunuar me Prokurorinë për hetimin e çështjes  dhe për t’ju nënshtruar ligjit. Unë jam i gatshëm të bëj ballafaqim në Prokurori me Doshin dhe Berishën dhe me këdo që mendon se ka prova kundër meje, " u shpreh Meta.

Lidhur me videon e publikuar nga deputeti Top Doshi ku shihet Durim Bami i cili rrëfen se si ka marrë porosinë dhe se si është organizuar plani për vrasjen e Doshit, Meta tha:

"Videon e Tomës me Tomën vetëm doktori e merr si provë. Unë jam këtu për të respektuar shtetin ligjor për të dëshmuar gjithcka që di në mënyrë transparente, për çdo ballafaqim. Se çfarë pretendon Doshi kjo është një çështje e tij, video e Tomës me Tomën dhe vetë Toma si person juridik nuk mund të përbëjë provë por antiprovë".

Meta i është përgjigjur edhe pyetjes nëse do të japë dorëheqjen pas kërkesës së kreut të PD, Basha.

"Jam i mallëngjyer nga thirrja që më ka bërë kryetari formal i PD për të dhënë dorëheqjen. Ndaj meje nuk ka asnjë akuzë, dhe kur kjo kërkesë vjen nga Basha është impresionuese, se Basha është i akuzuar për aferën 230 milionë euro për rrugën Durrës -Kukës dhe bëri cdo gjë për ta mbyllur çështjen. Ai është një model për t’u marrë shembull se si i hapet rruga hetimit", u shpreh Meta ironikisht.

Sa i takon komentit në rrjetin social "facebook' të Shkëlzen Berishës, djalit të ish kryeministrit Berisha, i cili vinte në dyshim nëse Meta ishte burri i Monikës apo këshilltari i Shkëlzenit, kreu i Kuvendit tha se nuk preferonte të merrej me këtë çështje dhe se sot ishte në Prokurori për t'u ballafauar me Drejtësinë.

Meta tha edhe njëherë se Doshi kishte kaluar në Partinë Demokratike pasi PS nuk ju përgjigj shantazheve të tij.

"Toma kaloi me doktorin se para një jave kishte problemin e drejtoreshave dhe disa ministrave, si nuk ju përgjigjëm shantazheve të tij, nisi akuza ndaj meje dhe u bashkua me doktorin", citoi kreu i Kuvendit.

Në përfundim Meta tha se edhe pas kësaj deputeti Doshi do të trajtohej në Parlament si gjithë deputetët e tjerë nga ana e vëtë kryetarit Meta dhe se ai do i jepte fjalën çdo herë që deputeti ta kërkonte. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Alarmi fals për bombë/ Shoqërohet në polici pronari i çantës, Bruno Pëllumbi student nga Lezha
Alarm për bombë në Parkun Rinia, gjendet një çantë me mbishkrimin ‘’Mos e Prek’’ në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.014990091323853
array(1) { ["section"]=> string(102) "meta-ne-prokurori-i-gatshem-te-ballafaqohem-me-doshin-dhe-berishen-videoja-eshte-e-tomes-me-tomen-5104" }