Meta në shesh më 2 mars, Mark Marku: Tubimi i Presidentit nuk është i paligjshëm, ka të drejtë të takohet me qytetarët

Publikuar tek: aktualitet, më 20:03 22-02-2020 Meta në shesh më 2 mars, Mark Marku: Tubimi i Presidentit nuk është i paligjshëm, ka të drejtë të takohet me qytetarët Mark Marku

Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku i ftuar në emisionin ’Kjo Javë’, e ka cilësuar si të ligjshëm tubimin e Presidentit Meta më 2 mars pasi sipas tij çdo President ka të drejtë të takohet dhe konsultohet me qytetarët.

Marku akuzon mazhorancën dhe veçanërisht Ramën se po tenton që të bëjë goditjen e fundit, atë të kapjes së Gjykatës Kushtetuese dhe paralelisht edhe atë të kufizimit të kompetencave të Presidentit.

“Shqetësimi që ngre Presidenti është real pasi jemi para disa përpjekjeve të mazhorancës për të zaptuar të gjitha pushtetet. Mund ta shohim si të duam, por jemi në një situatë ku demokracia e vendit, stabiliteti, shteti ligjor është praktikisht dëmtuar rëndë. Jemi në fazën e fundit ku Rama po i jep goditjen e fundit për të zaptuar Gjykatën Kushtetuese për të kufizuar kompetencat e Presidentit. Në thelb nuk është i paligjshëm që Meta të thërrasë në takim apo tubim dhe të konsultohet me qytetarët" tha Marku.

Thirrja e presidentit Ilir Meta për protestë masive më 2 mars 2020, ka krijuar në debat të madh mediatik, por jo vetëm.

Disa e quajnë të paligjshëm tubimin e Presidentit, duke argumentuar se ai nuk duhet të bëhet palë, apo të krijoj të tilla protesta me qëllim ‘rrëzimin e qeverisë’.

Nga ana tjetër vetë presidenti Meta deklaron se mazhoranca, me anë të emërimeve antikushtetuese në Gjykatën Kushtetuese, po bën grusht shteti, me qëllim kapjen e këtij institucioni.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0088319778442383
array(1) { ["section"]=> string(120) "meta-ne-shesh-me-2-mars-mark-marku-tubi-i-presidentit-nuk-eshte-i-paligjshem-ka-te-drejte-te-takohet-me-qytetaret-196114" }