Meta në takimin e OSBE-së: Nuk jam i kënaqur me situaten aktuale, shpresoj për një kthesë 180 gradëshe

Publikuar tek: aktualitet, më 13:05 08-04-2019 Meta në takimin e OSBE-së: Nuk jam i kënaqur me situaten aktuale, shpresoj për një kthesë 180 gradëshe

Gjatë fjalës së tij si i ftuar Nderi në mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, presidenti Ilir Meta, u shpreh se do të kishte dashur një gjendje më optimiste politike të vendit tonë, të paraprirë nga një dialog politik i mirëstrukturuar dhe konsensus i përparuar mbi 5 fushat kryesore të reformave.

 'Nuk e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale', u shpreh Meta.

Presidenti theksoi se eshtë me rëndësi të madhe që OSBE-ja të mbetet një platformë për dialog, bashkëpunim dhe siguri si dhe të bëjë më shumë edhe për të ndihmuar vendet e rajonit drejt rrugëtimit të tyre europian dhe euroatlantik.

Fjala e plotë:

Është një kënaqësi e madhe për të marrë pjesë në këtë takim të Byrosë, me ftesën e George-t dhe Roberto-s, të cilët më kanë ofruar mundësinë për të ndarë me ju disa nga pikëpamjet e mia, në kontekstin gjithashtu të Kryesimit të Radhës së OSBE-së nga Shqipëria në vitin 2020.

Shqipëria ka një bashkëpunim të gjatë dhe të shkëlqyeshëm me Asamblenë Parlamentare, një gur themeli i përpjekjeve të OSBE-së për siguri dhe bashkëpunim gjithëpërfshirës.

Dëshiroj të falënderoj Presidentin Tsereteli dhe Sekretarin e Përgjithshëm Greminger për mbështetjen e fuqishme që i është dhënë kandidimit shqiptar në 2020-n, që padyshim do të ketë sukses me një ndërveprim intensiv dhe bashkëpunim me Zyrën e Asamblesë së Përgjithshme, me Sekretariatin e OSBE-së dhe të gjitha institucionet autonome të OSBE-së.

Jam e kënaqur që Asambleja Parlamentare e OSBE-së vazhdon të jetë një forum shumëpalësh efektiv që i drejtohet për zgjidhje çështjeve kritike dhe sfidave ndërkombëtare përmes dialogut dhe mbështetjes ndërparlamentare.

Dua të vë në dukje se e vlerësoj shumë rolin gjithnjë e në rritje të Asamblesë Parlamentare, veçanërisht në monitorimin e zgjedhjeve, që ndihmon nxitjen e demokracisë, sigurisë dhe besimit në gjirin si dhe ndërmjet shteteve pjesëmarrëse.

Për më tepër, përmes shtrirjes rajonale të katër përfaqësuesve tuaj të posaçëm dhe punës tematike të komisioneve për luftën kundër terrorizmit dhe menaxhimin e flukseve të migracionit, ju e çoni përpara diplomacinë dhe dialogun ndërparlamentar në mënyrë të prekshme brenda hapësirës së OSBE-së.

Dialogu i vëmendshëm dhe interaktiv është çelësi për të kuptuar kërcënimet reale ndaj lirive themelore, demokracisë dhe sundimit të ligjit pranë dhe larg nesh, si dhe për të luftuar akoma dhe më mirë terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm në të gjitha format që mund të shfaqen.

Shqipëria mirëpret 25-vjetorin e Grupit të Kontaktit me Partnerët Mesdhetarë dhe jemi shumë të lumtur që në këtë jubile do të kryesojmë Grupin. Ne ndajmë lidhje të vjetra miqësie me Partnerët tanë Mesdhetarë për Bashkëpunim, të rrënjosura thellë në histori, në kulturë dhe në tradita.

Kështu që jemi të mirëpajisur dhe nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të siguruar që kontakti në kuadër të këtij Grupi të jetë kuptimplotë dhe të kontribuojë për rritjen e sigurisë tonë të përbashkët.

Unë dua të ndaj me ju se gjatë vizitës sime të fundit në Egjipt gjeta një mirëkuptim të plotë se bashkëpunimi dhe solidariteti në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm është i domosdoshëm për një rajon të Mesdheut në paqe dhe të begatë.

Shqipëria do të vazhdojë të ndërtojë mbi përparësitë e Sllovakisë, nga të cilat do të nënvizoja nevojën për t’u përqendruar te popujt e prekur nga konflikti dhe multilateralizmi efektiv, që tani janë më të rëndësishme se kurrë.

Ne ndajmë shqetësimet e shumë vendeve të OSBE-së kur bëhet fjalë për krizën në dhe përreth Ukrainës, si dhe për konfliktet e tejzgjatura në Trans-Dniestër, Gjeorgji dhe Nagorni-Karabak dhe përsërisim se është detyrim jo vetëm i shteteve, por edhe i aktorëve jo-shtetërorë dhe atyre që kanë kontrollin e këtyre zonave, për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e njeriut të të gjithë popujve.

Shqipëria mbetet e përkushtuar të vazhdojë bashkëpunimin tonë të përbashkët për të përballur dhe kapërcyer sfidat serioze që po kalon rajoni i OSBE, që nga migracioni ilegal e deri te shkeljet e të drejtave të njeriut, lufta kundër terrorizmit, VERLT (lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizimit që çon drejt terrorizmit), etj., për të cilat Asamblesë Parlamentare të OSBE-së i takon të luajë një rol jetësor.

Është me rëndësi të madhe që OSBE-ja të mbetet një platformë për dialog, bashkëpunim dhe siguri si dhe të bëjë më shumë edhe për të ndihmuar vendet e rajonit drejt rrugëtimit të tyre europiane dhe euroatlantik.

Së afërmi, Shqipëria pret Raportin e Përparimit të Komisionit Europian dhe vendimin pasues të Këshillit Europian lidhur me mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim. Do të kisha dashur një gjendje më optimiste politike të vendit tonë, të paraprirë nga një dialog politik i mirëstrukturuar dhe konsensus i përparuar mbi 5 fushat kryesore të reformave.

S’e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale.

Në këtë drejtim, dua të theksoj arritjen e madhe që shënoi ky rajon me Marrëveshjen e Prespës ndërmjet Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, të arritur përmes dialogut konstruktiv dhe të mbështetur në premisat e domosdoshme të një të ardhmeje të përbashkët euroatlantike dhe europiane.

Ftesa për pranimin e Republikës e Maqedonisë Veriore në NATO ishte vendimi i duhur i marrë në kohën e duhur. Nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe përshpejtimi i rrugëtimit të saj drejt Bashkimit Europian do të përfitojë jo vetëm ai vend, por gjithashtu do të përkthehet në një rajon më të sigurt, më të qëndrueshëm dhe më të begatë.

Ndërsa një dritare tjetër e mundësive rajonale paraqitet nga dialogu Kosovë-Serbi, dua të theksoj se është me rëndësi jetike që të dyja palët përgjegjëse në këtë proces të rifillojnë bisedimet e tyre duke synuar një marrëveshje përfundimtare që të jetë e qëndrueshme dhe e zbatueshme, dhe që të respektojë vlerat dhe parimet europiane, të normalizojë marrëdhëniet e tyre dypalëshe dhe të forcojë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajonin tonë.

Ju falënderoj për vëmendjen tuaj dhe ju siguroj mbi mbështetjen maksimale për të rritur kontaktet dhe për të thelluar dialogun dhe bashkëpunimin tonë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në të ardhmen!

Mbështetem te të gjithë ju për suksesin e Kryesisë shqiptare të OSBE-së në vitin 2020-të dhe pres t’ju takoj të gjithëve në të ardhmen e afërt!”

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027313947677612
array(1) { ["section"]=> string(107) "meta-ne-takimin-e-osbe-se-nuk-jam-i-kenaqur-me-situaten-aktuale-shpresoj-per-nje-kthese-180-gradeshe-159607" }