Meta nesër në Mal të Zi, Podgorica mbushet me flamuj kuqezi

Publikuar tek: aktualitet, më 20:33 20-01-2019 Meta nesër në Mal të Zi, Podgorica mbushet me flamuj kuqezi

Presidenti Ilir Meta nis nesër një vizitë shtetërore dy ditore në Mal të Zi, me ftesë të homologut të tij malazez, Milo Gjukanoviç.

Sipas informacioneve që vijnë nga mediat e vendit fqinj, rrugët e Podgoricës si asnjëherë më parë janë veshur me flamujt kuqezi në nder të Presidentit të Shqipërisë.

Këtë e vërtetojnë edhe këto foto të shkrepura sot në mbrëmje në Podgoricë, që tregojnë se këtë atmosferë kryeqyteti malazez, ku banojnë edhe shumë shqiptarë, nuk e ka provuar gjatë vizitave të mëparshme të personaliteteve më të larta shtetërore.

Mësohet se gjatë kësaj vizite, veç takimeve me krerët e lartë të Malit të Zi, Presidentit Meta do të vizitojë edhe qytetet e Tuzit, Tivarit dhe Ulqinit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « HEC-i në Kanionin e Holtës, grupet e interesit nisin peticionin kundër ndërtimit të hidrocentralit
Aksident i rëndë në rrugën e Rinasit, përplasen dy makina ‘kokë më kokë’ »
Article Logic
Execution time: 0.0123610496521
array(1) { ["section"]=> string(65) "meta-neser-ne-mal-te-zi-podgorica-mbushet-me-flamuj-kuqezi-149591" }