Meta: Një grupim do të kapë presidencën për nja dy-tre firma, kanë ca detyrime te ndërkombëtarët

Publikuar tek: politike, më 22:06 14-11-2019 Meta: Një grupim do të kapë presidencën për nja dy-tre firma, kanë ca detyrime te ndërkombëtarët Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta thotë se "një grupim" në qeveri synon “të kapi gjithë shtetin” përfshi edhe Presidentin e Republikës.

Në një intervistë në emisionin “Opinion”, Meta tha se presidenti i duhet maxhorancës për “nja dy-tre firma” për disa detyrime që kanë ndaj ndërkombëtarëve. I pyetur nëse këto firma kanë lidhje me ndryshimin e kufijve, Meta nuk pranoi të komentojë më tej.

“Ne kemi një grupim që kërkon të kapi të gjithë shtetin. Shikojë parlamentin si e ke sot, shikojë pushtetin lokal si e ke sot. Shikojë prokurorinë si e ke sot. Kemi një problem, e duan ata dhe presidentin. Jo vetëm që të mos i krijojë këto shqetësime por e duan që dikush aty të hedh ca firma. Deri në 24 korrik 2022 këto firma në atë zyrë nuk hidhen. Ata duan nja dy firma aty, si firma e atij kryetarit të KED. Se kanë dhe ca detyrime ndërkombëtare ata. Ka nja dy tre firma që duhen”, tha kreu i shtetit Meta.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029502868652344
array(1) { ["section"]=> string(101) "meta-nje-grupim-do-te-kape-presidencen-per-nja-dy-tre-firma-kane-ca-detyrime-te-nderkombetaret-185925" }