Meta njofton OSBE e ODHIR: Nuk ka zgjedhje në 30 qershor, Rama po përkeqëson krizën

Publikuar tek: aktualitet, më 16:05 19-06-2019 Meta njofton OSBE e ODHIR: Nuk ka zgjedhje në 30 qershor, Rama po përkeqëson krizën

Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka njoftuar në mënyrë zyrtare OSBE-në dhe ODHIR-in se i njofton zyrtarët se nëse zgjedhjet do të mbahen në kundërshtim me dekretin do të jenë nul dhe të pavlefshme.

Me anë të një letre drejtuar zyrave përkatëse, Ilir Meta shkruan se është zhdekretuar data 30 qershor.

Presidenti u bën thirrje këtyre organizatave që të mos njohin votimet e njëanshme që organizon kryeministri Rama dhe qeveria e tij.

'Sipas legjislacionit në fuqi, dekreti me nr 1199 i datës 10.06.2019 është në fuqi dhe është i publikuar në fletoren zyrtare të republikës së Shqipërisë më datën 11 qershor.Për këtë dekreti është ligjor dhe duhet të implementohet nga të gjithë institucionet përfshirë dhe administratën e procesit zgjedhor në Shqipëri, përfshi dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm. Për këtë arsye procesi zgjedhor që mund të mbahet në dhunim të dekretit të presidentit do të jetë nul dhe i pavlefshëm dhe përpjekjet e kryeministrit të Shqipërisë për të injoruar dhe bllokuar implementimin e dekretit të presidentit të republikës janë totalisht të paligjshme dhe do të dëmtojnë krizën në Shqipëri', është shprehur Meta.

 

 

auto_Screenshot_71560952578.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070450305938721
array(1) { ["section"]=> string(88) "meta-njofton-osbe-e-odhir-nuk-ka-zgjedhje-ne-30-qershor-rama-po-perkeqeson-krizen-168879" }