Meta nuk dekretoi Gent Cakaj, vjen reagimi i parë nga Kosova: E përgëzoj, duhej të refuzonte edhe Ministren e Arsimit

Publikuar tek: aktualitet, më 14:04 10-01-2019 Meta nuk dekretoi Gent Cakaj, vjen reagimi i parë nga Kosova: E përgëzoj, duhej të refuzonte edhe Ministren e Arsimit

Ka ardhur reagimi i parë nga Kosova, pas refuzimit të presidentit Ilir Meta për të dekretuar Genti Cakajn në postin e ministrit të Brendshëm.

Deputeti i Vetevëndosjes, Rexhep Selimi, ish-komandanti i UÇK-së, ka reaguar, duke përgëzuar presidentin e Shqipërisë, për mos dekretimin e Cakajt.

“Presidenti do të duhej ta refuzonte edhe të emëruarën për Ministre të Arsimit. A nuk gjeti Rama person më të mirë se sa mbesën e spiunit të UDB-së, Ibush Kllokoqit për Ministre të Arsimit?”- shkruan Selimi.

Postimi i plotë:

E pergezoj Presidentin shqiptar Ilir Meta per mos dekretimin e kandidatit per Minister te Puneve te Jashtme te Republikes se Shqiperise. Presidenti do te duhej ta refuzonte edhe te emeruaren per Ministre te Arsimit. Jo sepse ata jane nga Kosova, perkundrazi, por per arsyen se Kosova ka figura te shquara me dinjitet qe do ta vazhdonin traditen e ministrave nga Kosova ne Qeverine shqiptare qe nga Hasan Prishtina e ketej.
Sikur nuk shkon; dikur Hasan Prishtina nga Kosova ne Qeverine e Shqiperise e tash i derguari i Batonit, apo edhe me keq!
A nuk gjeti Rama person me te mire se sa mbesen e spiunit te UDB-se Ibush Kllokoqit per Ministre te Arsimit?
Sa mire qe nuk eshte me Rrahman Morina, se ku i dihet, ndoshta do t’iu kishte rekomanduar Rames nga e njejta dore.
Po t’i duheshin ministra nga Kosova, Kryeministri ka pasur ku te kerkoje. Ka Kosova patriote e intelektuale te shquar e te respektuar; Murat Jashari, per shembull!


 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Benz-'i' bie nga ura në Surrel, plagosen 2 persona
Forcohet ndjeshëm EURO, rritja më e madhe që nga qershori, me sa u këmbye sot »
Article Logic
Execution time: 0.012382984161377
array(1) { ["section"]=> string(121) "meta-nuk-dekretoi-gent-cakaj-vjen-reagimi-i-pare-nga-kosova-e-pergezoj-duhej-te-refuzonte-edhe-ministren-e-arsimit-148235" }