Meta nuk harron ditëlindjen e Berishës, i dërgon trëndafila të bardhë për 75-vjetor: Për Ju ka vetëm PRANVERË

Publikuar tek: politike, më 11:59 15-10-2019 Meta nuk harron ditëlindjen e Berishës, i dërgon trëndafila të bardhë për 75-vjetor: Për Ju ka vetëm PRANVERË Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta - Foto arkiv

Ish-kryeministri Sali Berisha feston sot 75-vjetorin e lindjes dhe nuk kishte si të mungonte një urim nga presidenti Ilir Meta.

Meta i ka dërguar një buqetë me trëndafila të bardhë Berishës dhe i thotë se për ish-kryeministrin ka vetëm pranverë, ndonëse ky i fundit tha gjatë ditës së sotme se po udhëton në vjeshtën e jetës së tij.

Veç buqetës me 75 trëndafila të bardhë, Meta i ka dërguar Berishës edhe një shishe verë KALLMET

“GËZUAR DITËLINDJEN DOKTOR BERISHA!
Urimet më të ngrohta e të përzemërta! Edhe 100 vite të tjera me shëndet e lumturi! Suksese dhe mbarësi!
Për Ju ka vetëm një stinë: PRANVERË!”, shkruan Meta në një postim në Facebook.

Meta dhe Berisha njihen për marrëdhëniet e mira përtej politikës, pasi presidenti ka shprehur gjithmonë konsideratën e tij për doktorin.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.032712936401367
array(1) { ["section"]=> string(114) "meta-nuk-harron-ditelindjen-e-berishes-i-dergon-trendafila-te-bardhe-per-75-vjetor-per-ju-ka-vetem-pranvere-182134" }