Meta nxjerr KOMUNIKIMIN e ndërkombëtarëve në Tiranë, bën deklaratën 'BOMBË': Ekspertë të SHBA dhe BE bëjnë lojëra të Edi Ramës! (E PLOTË)

Publikuar tek: politike, më 22:36 25-05-2020 Meta nxjerr KOMUNIKIMIN e ndërkombëtarëve në Tiranë, bën deklaratën 'BOMBË': Ekspertë të SHBA dhe BE bëjnë lojëra të Edi Ramës! (E PLOTË)

Presidenti Ilir Meta ka publikuar komunikatën mes disa diplomatëve të huaj në Shqipëri, të cilët i akuzon se po bëjnë një lojë të pistë “skandaloze dhe anti-kushtetuese” ndaj presidentit, lidhur me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Meta shpjegoi mesazhin mes ekspertëve të huaj në vendin tonë dhe i akuzoi ata se “po bëjnë lojën e Edi Ramës”, duke mbajtur qëndrime politike.

Gazetari Blendi Fevziu e ndërpreu duke i thënë se qëndrimi i Metës, është “një qëndrim lufte ndaj SHBA dhe BE”. Por kreu i shtetit tha se “Amerika është shumë e madhe” dhe se ai ka 30 vite që bashkëpunon me SHBA dhe do të vazhdojë ta bëjë.

“Këto janë lojëra të disa ndërkombëtarëve lokalë. Ata tani kanë hyrë në një situatë që janë edhe të pafuqishëm ndaj Ramës sepse Rama i mori të gjitha dhe ata tani thonë hajde ta bëjmë në mënyrë formale”, tha ndër të tjera Meta.

Deklarata e Metës:

Ky mesazhi këtu është për të treguar se si punojnë disa ndërkombëtarë këtu për reformën në drejtës. Nuk ka rëndësi kush e ka nisur ai është njeri korrekt. E ka nisur në ermër të BE dhe SHBA. Shikoje çfarë thotë ai “Mirmëngjes Beni, thotë. Në darkë ishim në pritje dhe nuk i kishim të qarta opinionet. E takova kolegët e mi të BE dhe SHBA, dhe folëm me Ramën në telefon. Dhe thotë që zyrat ligjore të këtyre nuk e mbështesin pozicionin e presidentit për pezullimin, që nuk ma thanë mua në darkë, dhe ata besojnë që Arta Vorpsi është caktuar si rezultat i mekanizëm zhbllokues, dhe kemi rënë dakort që ta themi para që të mos i bie të fikët presidentit.

Pastaj thotë më poshtë që Rama ra dakort që Marsida Xhaferrllari të jetë në listën e presidentit për tjetrën. Dhe Rama thotë nuk do të përgjigjet ta bllokojë këtë. Pra më thuaj ti mua.

Ky është një mesazh i një diplomati që ishte në takim në darkë, por që s’ka asnjë lidhje sepse ai për person shumë korrekt dhe s’ka përgjegjësi se ia kanë kaluar ta përcjellë këtë mesazh. Por aty është qëndrimi i tyre, një qëndrim skandaloz, i turpshëm, anti kushtetues, politik dhe në shërbim të Edi Ramës ashtu është. Nuk ka lidhje me Amerikën, është lojë e disa ekspertëve këtu.

Mesazhi i publikuar nga Meta:

sdfsdg4544ghhfdgdfgg.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098299980163574
array(1) { ["section"]=> string(137) "meta-nxjerr-komunikimin-e-nderkombetareve-ne-tirane-ben-deklaraten-bombe-eksperte-te-shba-dhe-be-bejne-lojera-te-edi-rames-e-plote-207802" }