Meta për agjencinë italiane të lajmeve: Periudhë e vështirë nga Covid-19, megjithatë Europa ka kaluar dy Luftëra Botërore

Publikuar tek: aktualitet, më 20:20 29-03-2020 Meta për agjencinë italiane të lajmeve: Periudhë e vështirë nga Covid-19, megjithatë Europa ka kaluar dy Luftëra Botërore Presidenti Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka dhënë një intervistë për agjencinë mediatike italane and Kronos. Meta ka thënë se si Shqipëria ashtu edhe vendet e tjera të BE-së po përjetojnë një situatë të vështirë nga pandemia e Covid-19.

Pjesë nga artikulli:

Bashkimi Europian po përjeton një periudhë të shënjuar nga "vështirësi të mëdha", por në të kaluarën ka përjetuar periudha "shumë më të vështira" sesa kjo aktuale me pandeminë Covid-19, përfshirë dy Luftëra Botërore". Këtë nënvizoi Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, gjatë një interviste për AdnKronos.

Vendi i Shqiponjave së fundmi ka marrë OK-in pë fillimin e negociatave të anëtarit në BE, nga Këshilli Europian, së bashku me Maqedoninë Veriore.

Tani BE-ja, përballë pandemisë, po përballet me tensione shumë të forta: "Unë e kuptoj keqardhjen - nënvizon Meta - dhe ndryshimet që po ndodhin në këtë periudhë të vështirësive të mëdha".

"Por, më lejoni t'ju them - vazhdon ai - se Europa ka kaluar periudha shumë më të vështira, përfshirë dy Luftëra Botërore në shekullin e kaluar. Është e domosdoshme që në projektin europian të kishte hapësirë, si për të mirat që sjell integrimi dhe tregu i përbashkët, por gjithashtu do të ishte e nevojshme të ruhen traditat dhe kultura, të gjitha në emër të lirisë dhe demokracisë", përfundon Meta.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0093028545379639
array(1) { ["section"]=> string(126) "meta-per-agjencine-italiane-te-lajmeve-periudhe-e-veshtire-nga-covid-19-megjithate-europa-ka-kaluar-dy-luftera-boterore-200572" }