Meta për 'ndarjen' e Kosovës: Dëshira e palës tjetër për një të ardhme me shkëmbime territoresh dhe popullsie është e pamundur

Publikuar tek: politike, më 22:46 26-03-2020 Meta për 'ndarjen' e Kosovës: Dëshira e palës tjetër për një të ardhme me shkëmbime territoresh dhe popullsie është e pamundur Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka thënë se duke qenë se Kosova aspiron të jetë anëtare e NATO-s dhe e BE-së, do jetë shumë e vështirë që të imponohet çdo dëshirë e një pale tjetër që shpreson se ka një të ardhme përmes shkëmbime territoresh apo popullsie.

"Unë jam i bindur se udhëheqësit e Kosovës do të qendrojnë të bashkuar dhe të unifikuar në këtë çështje. Do t'i qendrojnë parimeve demokratike të fqinjësisë së mirë. Do të demostrojnë vullnetin që kanë forcat politike atje. Për të qenë një vend anëtar i NATO-s dhe BE-së. Do të jetë e pamundur për të imponuar çdo lloj dëshirë të palës tjetër që shpreson për një të ardhme përmes shkëmbime territoresh dhe popullsie. Nuk kam një bindje se zgjidhja në Ballkan, do të ishte duke patur më pak serbë në Kosovë apo më pak shqiptarë në Serbi", tha Meta.

Në një intervistë për Klan Kosova, i pyetur në lidhje me aktualitetin në Kosovë dhe shkarkimin e Kurtit, presidenti Ilir Meta tha se çdo ndarje apo transferim përgjegjësish e dobëson Kosovën dhe lë hapësira për të ndërhyrë faktorë të tretë. Sipas Metës kjo nuk është e drejtë për qytetarët e Kosovës.

"Nuk dëshiroj të bëj komente ndaj komenteve, për shkak të institucionit që përfaqësoj. Personalisht, prej kohësh kam pasur qendrim të unifikuar me të gjithë faktorët politikë në Kosovë. Kosova e ka të domosdoshme unifikimin, për qendrimin e saj në dialogun me Serbinë. Çdo ndarje apo transferim përgjegjësish e dobëson Kosovën dhe lë hapësira për të ndërhyrë faktorë të tretë, dhe kështu fuqizohet indirekt një palë tjetër që nuk ka bërë përpjekjet më të mira për të rritur mirëbesimin në procesin e dialogut për vite të tëra, dhe kjo nuk është e drejtë për qyteratë e Kosovës", përfundon Meta.  

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0092008113861084
array(1) { ["section"]=> string(130) "meta-per-ndarjen-e-kosoves-deshira-e-pales-tjeter-per-nje-te-ardhme-me-shkembime-territoresh-dhe-popullsie-eshte-e-pamundur-200221" }