Meta për testimet në masë: Mekanizmi po ngrihet hap pas hapi. ISHP s'ka qenë e përgatitur, por do të kemi dhjetëra mijëra tamponë

Publikuar tek: aktualitet, më 22:35 25-03-2020 Meta për testimet në masë: Mekanizmi po ngrihet hap pas hapi. ISHP s'ka qenë e përgatitur, por do të kemi dhjetëra mijëra tamponë Ilir Meta

Presidenti Meta, në një bashkëbisedim live me gazetarin Sokol Balla në Real Story, ka pranuar se Instituti i Shëndetit Publik nuk ka qenë i përgaitur për këtë situatë, ashtu siç nuk ka qenë as Italia apo Spanja, por ekzistojnë mundësitë që kapacitetet të rriten.

Sipas kreut të Shtetit, duhen bërë teste masive në popullatë, teksa thekson se ky mekanizëm po ngrihet hap pas hapi, në mënyrë që të jetë efikas. Meta tha se janë marrë të gjitha masat që Shqipëria të ketë dhjetëra mijëra tamponë.

"Për sa i takon terapisë intensive, unë mendoj që janë 3-4 pacientë, por masat janë marrë për një situatë më të vështirë. Unë vlerësoj se situata është në kontroll, por do të varet nga vijimësia e kësaj pandemie, prandaj kërohët ndihma e qytetarëve, për të zbatuar masat, pasi në rast se kemi një shpërthim të pandemisë, situata do bëhet vërtet kritike. Jam dakord që të bëhen më shumë teste. Por ky mekanizëm është duke u ngritur hap pas hapi. Që të jetë efikas. Të kemi parasysh që ISHP nuk ka qenë e përgatitur për një situatë të tillë, ashtu siç nuk ishte Italia apo Spanja, por për fat të mirë i kemi mundësitë t'i rrisim kapacitetet. Po rriten kapacitetet laboratorike dhe njerëzore. Shqipëria do t’i ketë të gjitha mundëstë e tamponimit. Por, mbi të gjitha është mbrojtja e personelit që të menaxhojnë këtë situatë. E dyta është që të testohen të gjithë ata që kanë qenë në kontakt me të infektuarit e patjetër edhe testimi i atyre që kanë ndonjë shqetësim. Tamponet ekzistojnë dhe janë marrë të gjitha masat që të kemi disa dhjetëra mijëra të tilla".

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0082950592041016
array(1) { ["section"]=> string(117) "meta-per-testimet-ne-mase-mekanizmi-po-ngrihet-hap-pas-hapi-ishp-nuk-ka-qene-e-pergatitur-per-kete-situate-por-200088" }