Meta përkujton vdekjen e Skënderbeut: Shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë

Publikuar tek: politike, më 10:43 17-01-2021 Meta përkujton vdekjen e Skënderbeut: Shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 553-vjetorin e vdekjes së heroit kombëtar Skënderbeu.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se ai do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe.

Sipas tij, Skënderbeu është shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë.

"Gjergj Kastrioti Skënderbeu, do të mbetet përgjithmonë ylli polar i kombit tonë, simboli më përbashkues, që diti të na unifikojë në një Besëlidhje të Madhe, kur qenia jonë ishte më e rrezikuar se kurrë, "shqiptari më i gjallë ndër shqiptarët e gjallë", përcaktuesi kryesor dhe pasaporta më dinjitoze e përkatësisë sonë europiane, Heroi ynë Kombëtar dhe i Europës së Bashkuar.

Krenaria, frymëzimi, fuqia dhe lavdia jonë!" shkruan Meta.

meta.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « ‘Përplasjet’ e Ramës me Francën dhe BE për vaksinat, s’përmbahet Genc Pollo: Mosmirënjohja, streha e delenxhiut. Ata na dhanë 70 milion euro
Lulzim Basha akuza Ramës: Premtoi se do ulte çmimin e energjisë, vetëm i rriti faturat »
Article Logic
Execution time: 0.012917041778564
array(1) { ["section"]=> string(90) "meta-perkujton-vdekjen-e-skenderbeut-shqiptari-me-i-gjalle-nder-shqiptaret-e-gjalle-235309" }