Meta përshëndet vizitën e presidentit të Malit të Zi në komunën e Tuzit: Mbështes komunitetin shqiptar, do jemi gjithmonë pranë jush

Publikuar tek: politike, më 10:31 10-04-2020 Meta përshëndet vizitën e presidentit të Malit të Zi në komunën e Tuzit: Mbështes komunitetin shqiptar, do jemi gjithmonë pranë jush Foto e hedhur nga Meta

Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur vizitën e presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç në komunën e Tuzit dhe mbështetjen e qeverisë së tij ndaj komunitetit shqiptar në këto ditë të vështria që po kalojnë prej Covid-19.

Më tej Meta shkruan se solidarizohet me komunitetin shqiptar në Mal të Zi, duke u shprehur se “gjendet gjithmonë pranë tyre”.

“Përshëndes vizitën e Presidentit të Malit të Zi, z.Milo Gjukanoviç në Komunën e Tuzit dhe mbështetjen e tij dhe të Qeverisë së Malit të Zi për komunitetin shqiptar në këtë situatë të vështirë për të gjithë.

Duke u uruar të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi shëndet të plotë, si dhe shërim të shpejtë të prekurve nga pandemia COVID-19, shpreh solidaritetin tim në këto momente për Kryetarin e Komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj dhe për të gjithë komunitetin e dashur shqiptar.

Do të jemi gjithmonë pranë jush”, shkruan Meta.

92498290_2925487210830866_7974094070538567680_o.jpg

93225511_2925487264164194_6317310225653170176_o.jpg

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094180107116699
array(1) { ["section"]=> string(137) "meta-pershendet-viziten-e-presidentit-te-malit-te-zi-ne-komunen-e-tuzit-mbeshtes-komunitetin-shqiptar-do-jemi-gjithmone-prane-jush-202080" }