Kreu i Kuvendit Meta ka reaguar për ngjarjet në Lazarat duke dënuar goditjen ndaj policisë së shtetit si dhe ka shprehur solidaritet me familjarët e efektivit të RENEA-s që humbi jetën.
“Kryetari i Kuvendit Ilir META shpreh solidaritetin e tij për gjithë strukturat e Policisë së Shtetit të cilat sot u goditën pabesisht nga dora kriminale duke shkaktuar humbjen e jetës së efektivit të FNSH-së, z. Ibrahim Basha dhe plagosjen e dy efektivëve të tjerë, z. Jetmir Isaj dhe z. Perlat Hamitaj, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu Meta shpreh solidaritetin me familjen e efektivit të rënë në krye të detyrës dhe i uron shërim të shpejt të dy efektivëve të tjerë që mbetën të plagosur në këtë aksion.
Kryetari i Kuvendit, kërkon nga gjithë strukturat ligjzbatuese të nxjerrin para drejtësisë të gjithë shkaktarët e këtij akti kriminal dhe terrorist.
Z. Meta u bënë thirrje gjithë qytetarëve të ndershëm të Lazaratit të distancohen nga akte dhe grupime të tilla kriminale dhe të mbështesin Policinë e Shtetit në goditjen e këtij grupi kriminal”, thuhet në deklaratën e Metës.