Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri gjerman: Mirëpresim angazhimin e Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë

Publikuar tek: aktualitet, më 16:31 20-08-2019 Meta pranon letrat kredenciale të ambasadorit të ri gjerman: Mirëpresim angazhimin e Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë Ambasadori i ri gjerman, Peter Zingraf dhe presidenti Ilir Meta

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingraf, ka paraqitur Letrat Kredenciale Presidentit Meta gjatë ditës së sotme.

Presidenca bën me dije se presidenti Ilir Meta ka pranuar sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Zingrafit.

Gjatë takimit presidenti Meta ka vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe ka shprehur mirënjohjen e thellë për mbështetjen 30-vjeçare të Gjermanisë  ndaj Shqipërisë dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

‘Shqipëria do vijojë të mbështetet me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë tek Gjermania mike dhe partnere strategjike. Ne mirëpresim angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit tonë drejt standardeve demokratike europiane’, tha gjatë pranimit të Letrave Kredenciale presidenti Meta.

peter.jpg

zingraf.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025155067443848
array(1) { ["section"]=> string(129) "meta-pranon-letrat-kredenciale-te-ambasadorit-te-ri-gjerman-mirepresim-angazhimin-e-bundestagut-per-te-ndihmuar-shqiperine-175878" }