META premton referendum, BERISHA kthehet pas në kohë: Ajo e 1994 ishte turp, jo referendum, OSBE-ja nuk publikoi raport

Publikuar tek: aktualitet, më 22:23 25-11-2019 META premton referendum, BERISHA kthehet pas në kohë: Ajo e 1994 ishte turp, jo referendum, OSBE-ja nuk publikoi raport Sali Berisha

Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD-së Sali Berisha akuzon drejtorin e Partizanit Olsi Ramën dhe nipin e ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxhën si dy eksponentët e ndërtimit të fabrikës së kokainës në Xibrakë.

Në studion e ‘’360 gradë’’, Berisha publikoi sërish pasaportat e falsifikuara të këtyre dy personave me emrat e ndryshuar Ëalther Moreno (Olsi Rama) dhe Adolfo Gutierrez (Ermal Hoxha).

Për sa i përket pretendimit të kreut të shtetit Meta për mbajtjen e një referendumi, Berisha u kthye pas në kohë në vitin 1994 kur referendum i kohës hodhi poshtë me 53.9% të votave projekt-kushtetën e mazhorancës demokrate. Berisha e konsideron si të falsifikuar referendumin duke thënë se OSBE-ja në atë kohë nuk publikoi një raport për referendumin e ndryshimit të Kushtetutës së Shqipërisë.

‘’Presidenti i Republikës nuk ka një kauzë të veçantë për opozitën. Ai ka si akuzë të veçantë të shpëtojë ç’të mundet nga ç’mund të kapë narkoshteti. Po përpiqet in-extremis ta çojë vendimarrjen te qytetarët, kur i gjithë pushteti është përqëndruar te duart e një njeriu. Nga gishti i kmëbës te koka, është i lidhur me drogën. Tani që Rama do të shpëtojë lëkurën e vetë, do të kapë ç’të kapi. Ai është kreu i Meduzës. Presidenti, në këto momente kur çdo vendim është në duart e kreut e Meduzës në kundërshtim me Kushtetutën, po përpiqet në një betejë tmerrësisht të vështirë të kalojë çdo vendimarrje te qytetarët.

Në 28 vite pluralizëm, shqiptarëve u është dhënë vetëm një herë mundësia për referendum (1998). Ajo (1994) ishte falsifikim i turpshëm, aq sa OSBE-ja nuk dha raport. Është i vetmi referendum në Europë që nuk është lëshuar raport.

Meta mund të ketë pakënaqësi ndaj partive politike në tërësi. Akuzat më të rënda i ka për kreun e Meduzës, por ka dhe vërejtjet e veta te opozita. Kjo është opozitë që e udhëheqin, nga të rinjtë që po shpërthejnë në stadium njësoj si me Çauesheskun me vëllezërit Xibraka. Po shëtit nga stadium në stadium si verdikt kundër Edi Ramës.

Këta dy që i shihni ju (nxjerr fotot) janë eksponentët kryesorë më të mëdhenj të fabrikës së kokainës së ndërtuar në Xibrakë. Walter Moreno (Olsi Rama) dhe Cesar Adolfo Gutierrez (Ermal Hoxha). Këta kanë qenë në epiqendër të uzinës së parë në Ballkan të kokainës. Olsi Rama ka nxjerrë Genc Xhixhën disa herë nga Shqipëria për të transportuar drogë, kurse më pas do inaguronte pushtetin e Rilindjes me kokainë’’, shprehet Berisha.   
olsi rama dhe ermal hoxha.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010133981704712
array(1) { ["section"]=> string(122) "meta-premton-referendum-berisha-kthehet-pas-ne-kohe-ajo-e-1994-ishte-turp-jo-referendum-osbe-ja-nuk-publikoi-raport-187213" }