Meta pret ambasadorin e ri spanjoll: Inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Spanjës në vendin tonë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:00 27-10-2020 Meta pret ambasadorin e ri spanjoll: Inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Spanjës në vendin tonë Ambasadori ALONSO - Ilir Meta

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot ambasadorin e ri të Spanjës, z.Marcos Alonso.

Kreu i Shtetit teksa vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, shprehi mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Spanjës në procesin e integrimit të Shqipërisë.

Gjithashtu Meta inkurajoi për një prani më të madhe ekonomike të Spanjës në vendin tonë dhe në rajon.

Shënimi i Metës

Pata kënaqësinë të pranoja sot Letrat Kredenciale të Ambasadorit të ri të Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Sh.T.Z. Marcos Alonso Alonso.

Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira politike dhe theksova se ne e konsiderojmë Spanjën një partner shumë të rëndësishëm europian dhe mesdhetar.

Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të sinqertë të Spanjës në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Duke vlerësuar pozitivisht rritjen në shkëmbimet tregtare midis dy vendeve tona, inkurajova për një prani më të madhe ekonomike të Spanjës në vendin tonë dhe në rajon.

Shqipëria i jep rëndësi të veçantë jo vetëm bashkëpunimit politik e ekonomik, por edhe atij kulturor dhe arsimor me Spanjën.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I shtoi 20 vota PDIU-së në zgjedhjet e 2017, dënohet pas 3 vitesh numëruesja e votave në Kavajë (EMRI)
KLP cakton Genti Xholin drejtues të prokurorisë së Apelit në Tiranë, bëhen ndryshime edhe në rrethe »
Article Logic
Execution time: 0.011586904525757
array(1) { ["section"]=> string(115) "meta-pret-ambasadorin-e-ri-spanjoll-inkurajova-per-nje-prani-me-te-madhe-ekonomike-te-spanjes-ne-vendin-tone-225392" }