Meta pret motrën e Mbretëreshës Geraldinë, flet me superlativa: Tirana sot duket më e bukur

Publikuar tek: aktualitet, më 12:27 22-04-2019 Meta pret motrën e Mbretëreshës Geraldinë, flet me superlativa: Tirana sot duket më e bukur

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme Sylviane Muselier, motrën e “Trëndafilit të bardhë”, Mbretëreshës Geraldinë. 

Lajmin e bën të ditur vetë Meta me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se vizita e saj e bëri sot Tiranën të duket më e bukur.

“Tirana sot duket më e bukur nga vizita e një zonje të jashtëzakonshme, Sylviane Muselier, motra e “Trëndafilit të bardhë”, Mbretëreshës Geraldinë. 
Dashuria e saj e madhe për Shqipërinë, e konkretizuar edhe me ndihma humanitare e mjekësore për fëmijët e njerëzit në nevojë, mbetet përherë një burim frymëzimi.
Shumë i lumtur të dëgjoja nga miqtë e saj francezë se nderimi i figurës së Mbretëreshës Geraldinë vijon të inkurajojë francezët dhe europianët të ndihmojnë dhe promovojnë Shqipërinë”, shkruan Presidenti.

57572748_2231005660279028_117825993904750592_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026269912719727
array(1) { ["section"]=> string(96) "meta-pret-motren-e-mbretereshes-geraldine-flet-me-superlativa-tirana-sot-duket-me-e-bukur-161386" }