Meta pret në Presidencë ekipin e mjekëve italianë, i pranishëm edhe ambasadori Bucci

Publikuar tek: politike, më 13:27 11-08-2020 Meta pret në Presidencë ekipin e mjekëve italianë, i pranishëm edhe ambasadori Bucci Meta ne takim me mjeket italiane

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme në Presidencë ambasadorin italian Fabrizio Bucci dhe ekipin e 7 mjekëve italianë që erdhën në Shqipëri për të ndihmuar në luftanë kundër COVID-19.

7 mjekët italianë erdhën 14 ditë më parë në vendin tonë, si një ndihmë nga shteti fqinj Italia, si për të "kthyer nderin" për ndihmën që Shqipëria i dha Italisë kur në shteti fqinj u përball me mungesë stafi mjekësor për shkak të numrit të madh të infektimeve dhe shtrimeve në spital.

Takimi i sotëm është në kuadër të falenderimit për dërgimin e këtyre mjekëve, që kanë dhënë eksperiencën e tyre në sektorin shëndetësor shqiptar.

Mjekët qëndruan 14 ditë dhe ditën e nesërme pritet të largohen nga Shqipëria.

Kreu i Shtetit e falenderoi me mirënjohje ekipin e mjekëve dhe infermierëve italianë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira, dhe u shpreh se “shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë.”

"Prita sot në një takim të përzemërt ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia për të trajnuar strukturat tona shëndetësore me qëllim arritjen e rezultateve më efektive në luftën me pandeminë e rrezikshme COVID-19.
Theksova se shkëmbimi i eksperiencave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit dypalësh kundër kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshëm.
Falenderim dhe mirënjohje të thellë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira.
Shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidaritet vëllazëror të Italisë, që e forcon edhe më shumë marrëdhënien e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë", shkruan Meta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011603832244873
array(1) { ["section"]=> string(90) "meta-pret-ne-presidence-ekipin-e-mjekeve-italiane-i-pranishem-edhe-ambasadori-bucci-216794" }