Meta pret në zyrë Ambasadorin e Japonisë në Tiranë: E falenderova për ndihmën bujare të vendit të tij për tërmetin

Publikuar tek: aktualitet, më 11:59 29-10-2020 Meta pret në zyrë Ambasadorin e Japonisë në Tiranë: E falenderova për ndihmën bujare të vendit të tij për tërmetin Meta me ambasadorin e Japonise ne Tirane

Presidenti Ilir Meta thotë se ka pritur në zyrë Ambasadorin e Japonisë në Tiranë, Makoto Ito, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

“Prita sot në një takim të përzemërt Ambasadorin e Japonisë, Sh.T.Z Makoto Ito, me rastin e përfundimit të misionit të tij në Shqipëri.

Shpreha mirënjohje për vëmendjen që Japonia i ka kushtuar forcimit të marrëdhënieve me vendin tonë, për mbështetjen e vyer teknike e financiare të dhënë ndër vite, si dhe e përgëzova për rolin e kontributin e Tij në këtë drejtim, veçanërisht për promovimin e Shqipërisë”, shkruan Meta.

Më tej, Presidenti thotë se e ka falenderuar ambasadorin për ndihmën e Japonisë për ndihmën pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Falenderime të veçanta, shpreha gjithashtu, për ndihmën bujare të Qeverisë së Japonisë në adresimin e pasojave të tërmetit të nëntorit të kaluar, si dhe për përballimin e pandemisë COVID-19.

Përcolla përshëndetjet dhe falenderimet për Perandorin Naruhito dhe për Qeverinë japoneze”, përmbyll Presidenti.

122707047_3481665798546335_6209062012366767192_o.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Do të vritesh nëse bashkëpunon me Çetnikët", kërcënohet me vdekje Dritan Abazoviç
Jahti i braktisur në Patok, zbardhet dëshmia e pronarit: Mjeti kishte problem në motor, u ktheva ta marr, por…(E PLOTË) »
Article Logic
Execution time: 0.011033058166504
array(1) { ["section"]=> string(120) "meta-pret-ne-zyre-ambasadorin-e-japonise-ne-tirane-e-falenderova-per-ndihmen-bujare-te-vendit-te-tij-per-termetin-225621" }