Meta publikoi mesazhet me ambasadorin, Baton Haxhiu: Model i vjetëruar politik i Presidentit, ndërtohet mbi prapaskena

Publikuar tek: aktualitet, më 22:48 26-05-2020 Meta publikoi mesazhet me ambasadorin, Baton Haxhiu: Model i vjetëruar politik i Presidentit, ndërtohet mbi prapaskena Analisti Baton Haxhiu

Analisti dhe gazetari Baton Haxhiu thotë se publikimi i mesazheve të Metës me ambasadorin e një vendi të huaj i akredituar në Tiranë, është veprim jo normal.

I pyetur në Opinion nëse publikimi i mesazhit ishte normal, Haxhiu tha “Në radhë të parë nuk është normal publikimi i tij dhe ka mekanizma për t’i sqaruar këto momente dhe  për të sqaruar ambasadorët. Kjo është e mirë për gazetarinë, por një president nuk arrin ta bëjë këtë.”

Sipas analistit, modeli i politikës së Presidentit Meta është i vjetëruar dhe i ndërtuar mbi prapaskena.

“Modeli i politikës së Metës është i vjetëruar sepse ndërtohet mbi prapaskena dhe gjëra që nuk janë institucionale. Intervista e tij ishte ndërtuar mbi emra të përveçëm dhe mesazhe si ky i ambasadorit”, shtoi ai.

Fevziu: A duhet një ambasador të japë këtë zgjidhje?

Haxhiu: E para presidenti prej një kohe të gjatë e bën opozitën dhe ky opozitarizëm nga zyra e presidentit ka shkaktuar këto probleme me bashkësinë ndërkombëtare dhe reformën në drejtësi. Rudina (Seseri) e din fort mirë çfarë do të thotë për bashkësinë ndërkombëtare kur investohen 400 milionë euro. Njeriu, i cili ka bërë gjithmonë karshillëk kushtetutës ka qenë presidenti i vendit.

Fevziu: Ju po thoni që ndërkombëtarët po kryejnë reformën në mënyrën më të mirë për vendin.

Haxhiu: Reforma shihet pas një apo dy vjetësh, por kërkush duke përfshirë presidentin dhe ministrat e kësaj qeverie nuk do të jenë të aministuar nga e kaluara ndaj reforma në drejtësi i ka këto fenomene të bllokimit institucional.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0095250606536865
array(1) { ["section"]=> string(122) "meta-publikoi-mesazhet-me-ambasadorin-baton-haxhiu-model-i-vjeteruar-politik-i-presidentit-ndertohet-mbi-prapaskena-207937" }