Meta publikon foton e betimit mbi Kushtetutë, u jep detaje qytetarëve për çfarë do ndodhë më 2 mars: Manifestim historik, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave

Publikuar tek: aktualitet, më 13:04 22-02-2020 Meta publikon foton e betimit mbi Kushtetutë, u jep detaje qytetarëve për çfarë do ndodhë më 2 mars: Manifestim historik, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta ka publikuar një foto gjatë ceremonisë së betimit mbi Kushtetutë, në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërkaq, Meta fton qytetarët t’i përmbahen disa mesazheve më datë 2 mars në manifestimin historik, siç e cilëson ai.

“Të dashur qytetarë! Në manifestimin historik të 2 marsit ju ftoj të gjithëve t'u përmbahemi vetëm këtyre mesazheve:

PËR KUSHTETUTËN!

PËR SHQIPËRINË!

JO GRUSHTIT TË SHTETIT!

JO SHPOPULLIMIT!

TË GJITHË TË BARABARTË PARA LIGJIT!

Dhe meqënëse jemi kthyer 30 vjet pas, le ta degjojë e gjithë bota mesazhin e Shqiponjave:

LIRI DEMOKRACI!

E DUAM SHQIPËRINË SI GJITHË EUROPA”, shkruan Meta ndërsa e cilëson këtë foto si foton e jetës.

“Ju ftoj të vini vetëm me flamuj kuq e zi! Ju përshëndes të gjithëve me këtë foto të jetës time!”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093879699707031
array(1) { ["section"]=> string(176) "meta-publikon-foton-e-betimit-mbi-kushtetute-u-jep-detaje-qytetareve-per-cfare-do-ndodhe-me-2-mars-manifestim-historik-le-ta-degjoje-e-gjithe-bota-mesazhin-e-shqiponjave-196063" }