Meta publikon videon nga takimi me ambasadoren e re amerikane: Së bashku do përballojmë me sukses sfidat

Publikuar tek: politike, më 11:05 27-01-2020 Meta publikon videon nga takimi me ambasadoren e re amerikane: Së bashku do përballojmë me sukses sfidat Meta me ambasadoren e re te SHBA

Presidenti Ilir Meta publikon videon nga takimi me ambasadoren e re të SHBA-ve Yuri Kim e cila i dorëzoi sot kredencialet.

Meta e cilëson SHBA një partner strategjik dhe thotë se së bashku do përballojmë me sukses sfidat që ka vendi.

“I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim. SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë. Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!”, shkruan Meta.

KUSH ËSHTË YURI KIM

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit, Yuri Kim është propozuar nga presidenti Donald Trump në Senat për kredencialet si ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Yuri Kim ka lindur në Korenë e Jugut dhe është rritur në Guam, pjesë e ishullit të Mikronezisë, në Paqësorin Perëndimor.

Kim ka një karrierë të gjatë në diplomacinë amerikane dhe ka qenë pjesë e stafit të disa presidentëve amerikanë, transmeton newsbomb.al.

Diplomatja Yuri Kim ka shërbyer gjatë karrierës së saj në në Departamentin e Shtetit si drejtoreshë e Zyrës për Çështjet e Jashtme në Evropën Jugore, ndërsa ka qenë dhe Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Azinë Lindore dhe Çështjet e Paqësorit. Kim ka diplomuar në Universitetin e Cambridge për Shkenca Politike dhe në Universitetin e Pensilvanisë, e diplomuar për Teori Politike, transmeton newsbomb.al.

Yuri Kim është një diplomate e lartë amerikane me mbi 20 vjet eksperiencë diplomatike në Washington, Europë, Lindjen e Mesme dhe në Azi. Në eksperiencën e saj si diplomate, Kim ka bërë turne në Kinë, Japoni dhe Turqi, duke fituar edhe aftësitë gjuhësore të këtyre vendeve. Ajo gjithashtu ka punuar për Sekretarin e Shtetit Colin Powell, në administratën e Presidentit George W. Bush, transmeton newsbomb.al.

Yuri Kim ka qenë pjesë e delagacionit amerikan që negocioi për mbylljen e programit bërthamor të Koresë së Veriut. Kim gjithashtu ka shërbyer edhe si këshilltare politike në Ambasadën Amerikane në Irak.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070819854736328
array(1) { ["section"]=> string(110) "meta-publikon-videon-nga-takimi-me-ambasadoren-e-re-amerikane-se-bashku-do-perballojme-me-sukses-sfidat-193263" }